Sejdiu: Bullgaria - vend model në procesin e integrimit

Republika e Kosovës është e përkushtuar ti thellojë në vazhdimësi raportet e gjera të bashkëpunimit që ka me Republikën e Bullgarisë, tha presidenti Sejdiu gjatë një takimi që pati sot me Ambasadorin e porsaemëruar të Bullgarisë në vendin tonë, Krasimir Tulechki, i cili dorëzoi letrat kredenciale të akreditimit për ambasador.
Intensifikimi i bashkëpunimit të ndërsjellë në mes dy vendeve tona, po edhe me të gjitha vendet e tjera të rajonit është synim i përhershëm i institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, të cilët nuk do ta harrojnë asnjëherë mbështetjen e parezervë të shtetit dhe të popullit bullgar në përpjekjet e gjata për liri e pavarësi, theksoi presidenti Sejdiu.
Republika e Bullgarisë është një model i mirë në rajon i kalimit të suksesshëm të fazës së tranzicionit politik e ekonomik, si dhe i rrumbullakimit të shpejtë të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare, pohoi presidenti Sejdiu, duke ripërsëritur vendosmërinë e Kosovës për përmbushje të plotë të standardeve të kërkuara për integrimin sa më të shpejtë në këto struktura.
Në këtë takim presidenti Sejdiu e falënderoi ambasadorin Tulechki edhe për mbështetjen që i ka dhënë Bullgaria Kosovës duke e mbrojtur legjitimitetin e pavarësisë së vendit tonë në Gjyqin Ndërkombëtar të Drejtësisë.
Ndërsa, ambasadori Tulechki tha se Bullgaria do të jetë edhe në të ardhmen një partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës dhe i aspiratave të saj për të qenë sa më parë anëtare e plotë e mekanizmave ndërkombëtarë.
Bullgaria ka qenë dhe do të jetë përherë përkrahë jush dhe do të japë mbështetjen e saj të plotë për institucionet tuaja demokratike, pohoi ambasadori Tulechk.