Kapet shqiptari, akuzë se trafikoi femra nga Rusia
ITALI - Arrestohet në Itali, një shtetas shqiptar që akuzohet se blinte gra ruse e më pas i shfrytëzonte nëpër rrugë për qëllime përfitimi.
Lajmi është bërë publik nga mediat italiane, sipas të cilave shqiptari i arrestuar quhet Mirdash Ndreu, 32-vjeç. "Ndaj këtij personi rëndon akuza e sekuestrimit të personit për shfrytëzim prostitucioni, kërcënim dhe dëmtime ndaj dy grave ruse, njëra 40 dhe tjetra 30 vjeçe", shkruanin dje mediat italiane, duke iu referuar policisë lokale që bëri edhe hetimin dhe më pas arrestimin e shqiptarit. Sipas mediave italiane, policia arriti të zbulonte zonën ku ndodheshin dy gratë ruse pas disa kohë vëzhgimesh dhe pas njoftimit, që kishte marrë se ato ishin të detyruara me forcë të prostituonin. Shfrytëzuesi i fundit, sipas policisë ishte pikërisht Mirdash Ndreu, i cili dyshohet se i ka blerë dy gratë ruse nga persona që i kanë shfrytëzuar të dëmtuarat më parë për të njëjtin qëllim. Sipas hetimeve dhe vëzhgimeve të bëra nga policia italiane, mësohet se shqiptari i arrestuar, i kishte blerë gratë ruse për rreth 3 mijë euro. Nga hetimet e bëra më pas prej policisë, doli se gratë ishin shfrytëzuar edhe më parë për të njëjtin qëllim. Hetimet vijojnë, ndërkohë që shqiptari është shoqëruar në burg, në pritje të seancës gjyqësore në ngarkim të tij. Gjatë kësaj kohe, policia tha se është duke hetuar personat e tjerë që janë përshirë në këtë veprimtari. Dyshohet se Mirdash Ndreu, shqiptari i arrestuar dje në Itali, ishte dora e fundit në të cilën kalonin femrat ruse, që ishin trafikuar dhe shfrytëzuar më parë nga persona të tjerë që kryenin këtë veprimtari të paligjshme në disa qytete të Italisë. Shqiptari pritet të dalë para gjykatës për vlerësimin e arrestit dhe provave të mbledhura nga policia kundër tij.