E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani dhe Kievo zhgënjejnë sërish

Zhgënjimi i radhës për Kievon dhe sulmuesin shqiptar të saj, Erjon Bogdani. Skuadra e qytetit të Veronës është mundur me rezultatin 0-3 në shtëpinë e Palermos.

Sulmuesi shqiptar, i cili u aktivizua në formacionin titullar, ka qenë në hije falë mbulimit të rreptë nga mbrojtja palermitane.

Në minutën e 63-të ka pasur një rast për të shënuar, por gjuajtja e tij me kokë është përplasur në këndin ku bashkohet shtylla me traversën. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›