E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet me 20% numri i të siguruarve

Rritet me rreth 20 përqind numri i të siguruarve në Shqipëri për vitin 2009-të. "Tregu i sigurimeve ka pësuar një rritje në krahasim me një vit më parë", është shprehur Ilir Duro drejtor i departamentit të shitjeve dhe marketingut pranë Atlantik. Sipas tij e veçanta është se këtë vit ka një rritje të personave që sigurojnë jetën në krahasim me një vit më parë.
Shqiptarët vazhdoi më tej Duro sigurohen vetëm kur janë të detyruar dhe në të shumtën e rasteve sigurojnë automjetet dhe më pak banesat. Megjithëse numri të siguruarve ka pësuar një rritje qytetarët e pyetur për këtë çështje shprehen mjaft të pasigurt.
Ndërkohë që një tjetër qytetar shprehet se numri kaq i ulët i të siguruarve ndodh edhe për faktin e mungesës së një kulture të përgjithshme si dhe prej rrogave të ulta.
Pavarësisht të gjithave tregu i sigurimeve në vendin tonë shfaq mjaft probleme në marrjen e dëmshpërblimeve dhe rregullave dhe kjo ka ndikuar edhe në uljen e besimit të publikut.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›