Davis: Marrëdhëniet e KE-së me Kosovën sipas Rezolutës 1244
STRAZBURG-Marrëdhëniet e Këshillit të Evropës (KE) me Kosovën do të jenë në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, deklaroi në Strasburg sekretari i kësaj organizate, Terry Davis.
Në një drekë pune me gazetarët Davis theksoi se KE do të vazhdojë të mbështesë integritetin territorial të gjitha shteteve anëtare, derisa Këshilli i Sigurimit i OKB-së të mos sjellë vendim tjetër për statusin e tyre.
Ai pohoi se KE në Kosovë gjithmonë bashkëpunon me UNMIK-un duke i përmbajtur Rezolutës 1244 dhe ka shtuar se kjo organizatë nuk e ka për detyrë që të bëj balancim në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Duke tërhequr një paralele me situatën në Gjeorgji, Davis nënvizoise ekziston një mospërputhje në vlerësimin e vendeve të veçanta të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës, e tani ato grinden me Rusinë për faktin që e ka pranuar pavarësinë e Osetisë Jugore dhe Abkhazisë. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës nënvizoi se një mospërthushmëri ekziston edhe tek pala rusa e cila, sërish, nuk dëshiron ta njohë pavarësinë e Kosovës.
(s.g/Telegrafi/BalkanWeb)