E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, reagojnë autoritetet: Kemi kufijtë tanë

 

PRISHTINE- Udhëheqësit e institucioneve të shtetit të Kosovës i kanë quajtur të papranueshme deklaratat e presidentit të Serbisë, Boris Tadiç për ndarjen e Kosovës. Presidenti kosovar Fatmir Sejdiu u shpreh se, “Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur  ndërkombëtarisht”. "Dihet qëndrimi ynë i qartë. Ne jemi shtet dhe të gjitha të tjerat janë përpjekje të kota", tha Sejdiu. Ndërsa, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se, “kjo nuk është tentativa e parë e Serbisë për të ndarë Kosovën”. "Megjithatë, Kosova ka kufijtë e saj të cilët çdo ditë e më shumë po pranohen në bashkësinë ndërkombëtare. Mendoj se proceseve në Ballkan dhe në Evropë nuk u duhet rishkrimi i kufijve të Kosovës”, tha Krasniqi.

(a.r/news24/balkanweb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›