E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvendosje do t’i drejtohet Kushtetueses për reciprocitetin

Vetëvendosje do të heq dorë nga protestat që kishin për qëllim zbatimin e reciprocitetit politik dhe ekonomik me Serbinë, dhe do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të vendos për këtë.

Lajmin e ka bërë të ditur në emisionin Rubikon të KTV-së, deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, siç transmeton Koha.

Ai ka thënë se subjekti i tij politik është duke e përgatitur tekstin dhe do ta dërgojë deri në fund të javës në Gjykatën Kushtetuese, ankesën e vet për zbatimin e reciprocitetit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›