E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu i shqetësuar nga vonesat në shtrirjen e EULEX-it

Prishtinë - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu shpreh shqetësimin lidhur me vonesat që po bëhen në procesin e shtrirjes së EULEX-it. Gjatë një prononcimi për mediat, zoti Sejdiu theksoi se është e pakuptimtë vonesa që po bëhet lidhur me këtë proces. “Është me rëndësi të veçantë nxitja e punës për të gjithë faktorët që e përbëjnë këtë strukturë të rëndësishme ndërkombëtare, evropiane, por edhe me pjesëmarrje të SHBA ve. "Unë do të kem konsulta të drejtpërdrejta, të shpeshta, këto ditë. Natyrisht që edhe sot kam pasur një komunikim të drejtpërdrejtë telefonik dhe kujtoj se në ditët që vijnë do të shkohet në bazë të axhendës që këta pak me vonesë e kanë shtrirë (misionin)", tha Presidenti Sejdiu. Ai tha se është me rëndësi që të zbatohet parimësia që EULEX-i të shtrihet në tërë territorin e Kosovës dhe në bazë të mandatit të ketë bashkëpunim me faktorët vendorë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›