Madhi: “S ka tryezë për mandatet me PD-në”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Kryetari i Grupit Parlamentar të PR-së, Arjan Madhi, është shprehur hapur tashmë për çështjen e diskutimit të Kodit të ri Zgjedhor duke thënë se ky kod nuk do të jetë çështje diskutimi për tryezën e partive të mazhorancës, madje as që nuk do t u merret mendimi nga partia më e madhe e koalicionit PD-ja, pasi afatet tashmë kanë mbaruar. Në një intervistë ekskluzive për “Ballkan”, deputeti republikan Madhi është shprehur se republikanëve u ka mbetur tashmë mundësia e vetme që të diskutojnë për këtë çështje, si dhe për shpërndarjen e mandateve vetëm në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
A do të ketë bisedime në koalicion midis partive të mazhorancës me PD-në, për sa i përket ndarjes së mandateve, pasi po vërehet që çdo gjë tashmë ka përfunduar dhe nuk ka sinjale për një tryezë të mazhorancës?
Unë mendoj se kjo porocedurë tashmë është tejkaluar. Është fakt, se unë jam në dijeni në rrugë informale, se tashmë është draftuar Kodi i ri Zgjedhor, i cili parashikon natyrisht edhe ndarjen e mandateve. Në këtë kuptim, për t i paraprirë pikërisht një diskutimi në nivelin politik, brenda aktorëve politikë të mazhorancës apo të opozitës, duhet të kishte një procedurë paraprake. Nuk paragjykoj se cili është produkti aktual që do të na paraqitet. E rëndësishme është një gjë që ne na ka mbetur tashmë mundësia e vetme që të diskutojmë për këtë në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Sepse atje janë të përfaqësuara pothuajse të gjitha partitë parlamentare. Ajo që unë kam kërkuar në vazhdimësi ka qenë një dialog duke pasur parasysh statusin e deputetit dhe rregulloren. Kemi kërkuar thjesht respektimin e këtyre procedurave shumë të nevojshme për të arritur atë që ne e kemi kërkuar me konsensusin maksimal të mundshëm. Shpresojmë që produkti të jetë i tillë që të realizojë tashmë konsensusin.
Po në se kjo kalohet vetëm me vendim të dy partive të mëdha, PD-së dhe PS-së, dhe nuk u merret mendim partive të tjera, cilat janë hapat që do të ndiqni?
Nuk prihem nga ideja për të parapërgatitur strategjinë time se si do të mund të kundërshtoj këtë çështje, e cila nuk është prezantuar akoma. Mund të ndodhë që të rakordojë zgjidhja që i është dhënë në draftin e Kodit Zgjedhor, pra mund t i përkasë ky draft qëllimeve dhe interesave të PR-së dhe me interesat e të gjithë aktorëve të përfshirë në garën elektorale. Të parashikoj atë që është negative nuk do të ishte e përshtatshme për mua, por në momentin, në qoftë se do të ballafaqohemi, sigurisht, që do të diskutojmë. Nëse do të ketë një vendim të tillë, do të përpiqemi të arrijmë një konsensus për ta trajtuar në një mënyrë tjetër, dhe më pas, nëse nuk do të gjendet një zgjidhje dhe ku do të konstatohet që janë dëmtuar rëndë interesat e partive të vogla në interes të partive të mëdha, do të jetë sigurisht më pas aksioni politik ai që do të vijojë më tej në zgjedhje.
Për sa i përket anëtarit të PR-së në KQZ, a është rënë dakord me kreun e koalicionit mazhoritar për të siguruar këtë post?
Unë më shumë jam njohur nëpërmjet medias për këtë çështje, pra se si do të kompozohet KQZ-ja. I mbetem idesë se duhet të kemi një KQZ që të ketë kompetenca të plota për të realizuar një proces sa më transparent. Nuk besoj që do të ishte prioritare fakti për t u përfshirë në një debat dhe konflikt politika për shkak se është apo s është PR-ja e përfshirë. Sepse të vendosësh fatet e partisë në përfaqësimin e saj në KQZ, do të thotë që të gjithë ata që pretendojnë një gjë të tillë, janë të bindur për një proces të manipuluar, dhe mendojnë se do t i garantojë pikërisht komisioneri i tyre pranë këtij komisioni. Nëse do të ishim dakord për një gjë të tillë, unë nuk do të ndërtoj politikën për të kërkuar domosdoshmërisht përfaqësimin në KQZ, por të realizoj kontrollin mbi ushtrimin e pushtetit nga ky komision, në mënyrë të tillë që ky komision të mos abuzonte. Ne jemi shprehur që të kemi një KQZ jashtë partive politike, në këtë kuptim ajo që do të realizonte këtë ide do të ishte kuadri ligjor dhe morali i personave që punojnë në të. Nëse do të përfshiheshim në debatin se “a jam unë i përfshirë në KQZ?” pas kësaj do të kishim pambarimisht një debat, sepse secili nga subjektet politike do të pretendonte për të pasur anëtarë. Askush nga ne, aktualisht, nuk mundet në mënyrë hipotetike të konvertojë shifra dhe të diskutojë se ç`peshë politike zë ai dhe mbi bazën e kësaj të kërkojë një komisioner. Debati duhet të jetë se si do të mund të garantojë që KQZ-ja të ushtrojë pushtetin dhe kompetencat e tij në përputhje me ligjin dhe të jetë i kontrollueshëm, dhe i ankimueshëm për çdo vendim që merr në kundërshtim me ligjin.
Nuk përbën rrezik që anëtarët të jenë partiakë për zgjedhjet e lira?
Për sa kohë që ne kemi një zgjedhje politike të anëtarëve të KQZ-së, besoj se nuk ekzistojnë mundësi që ky komision të abuzojë me detyrën, por edhe në ndodhtë një gjë e tillë, do të mund të korrigjohet nëpërmjet procesit ankimor, edhe nëse e bën një gjë të tillë shumica e KQZ-së. Pra nuk është vendimi i tij, i KQZ, në ato raste ku do të dëmtohen interesat e partive. E mirëpresim debatin mbi përcaktimin e dispozitave dhe të kompetencave të komisionit, por në asnjë rast nuk do të përpiqesha ta individualizoja procesin e debatit në interes thjesht të një partie politike, e cila nuk rrezaton shpresë.
A është përcaktuar një procedurë apo kriter në kod për zgjedhjen e anëtarit të gjashtë dhe të shtatë?
Idetë në faza të ndryshme kanë qenë të ndryshme. Por është ruajtur parimi që kriteri që duhet respektuar është ai i peshës politike të faktorit politik. Përsëri edhe ky Kod Zgjedhor e merr në konsideratë këtë element, sigurisht që ka një referencë për të matur peshën politike të një partie, referenca është pikërisht rezultatet e zgjedhjeve të kaluara, gjë që ka ndodhur edhe herë të tjera. Nëse do t i largoheshim këtij modeli, sigurisht do të kishim një model tjetër që nuk respekton më peshën politike, dhe sot jemi në modelin ku KQZ-ja do të ndërtohet mbi bazën e peshës politike që kanë partitë në zgjedhjet pararendëse. Interesi i opinionit publik është qëndrimi i PR-së si qëndrim politik dhe jo i një përfaqësuesi që shtron opinionet e tij për gjithë zhvillimet politike që ndodhin në kuadër të një debati për Reformën Zgjedhore.
Intervistoi Plarent Shehu
Ky lajm është publikuar: 04/11/2008