E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi në “5 pyetje nga Babaramo”: Politika të gjejë pikat e përbashkëta

TIRANE- Presidenti Topi sqaron në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” ecurinë e tryezës së dialogut mes liderëve kryesorë politikë në tentativë për të zgjidhur ngërcin politik që ka mbërthyer vendin që pas zgjedhjeve të 28 qershorit.

“Unë vazhdimisht kam inkurajuar dialogun politik, kam patur një predispozicion të shprehur për të inkurajuar një klimë politike normale në Shqipëri” theksoi kreu i shtetit.

Presidenti Topi theksoi se debati politik është pjesë e betejës për demokraci por , sic tha ai përtej këtij debati duhet vëmendje në disa institucione që përbëjnë thelbin e demokracisë në mënyrë që të mos paralizohen.

“Përtej debatit politik duhet vëmendje ndaj disa institucioneve që përbëjnë thelbin e demokracisë, që nuk mund të paralizohen. Unë kam bërë thirrje herë pas here për këtë cështje. Pas debateve politike duhet të precipitojë zgjidhja, për ndryshe ne futemi në një rreth vicioz” u shpreh Topi.
(vazhdon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›