I dënuari me 10 vjet për pengmarrje, kapet në mes të Tiranës me “Porche”
TIRANE - Gjergj Cukali merr leje në burg, kapet në Tiranë me një makinë luksoze “Porsche Cayene” të vjedhur në Kosovë, makinë të cilën ia kishte marrë në përdorim një shoku të tij.
I dënuari Gjergj Cukali kthehet në burgun e Rrogozhinës pa mbaruar lejen katër ditore, ndërsa policia bllokon mjetin e vjedhur në Kosovë dhe ndaj pronarit të tij ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë. Drejtuesi i mjetit, i cili është ndaluar nga policia, është jo pak i njohur për ta, pasi është ndaluar dhe arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale. E fundit është rrëmbimi dhe mbajtja peng në vitin 2004 e Fatjon Demirlikës, për shkak të një borxhi prej 100 mijë eurosh të papaguar, që nga koha kur Demirlika kishte qëndruar në Gjermani. Ndalimi i Gjergj Cukalit ka ndodhur të enjten në mbrëmje në orën 21:00, kur patrullat e përgjithshme të Komisariatit nr.2 dhe të zyrës së antitrafiqeve, kanë bllokuar mjetin me targa 5482-KS-675, me të cilin udhëtonte Gjergj Cukali. Sapo patrullat kanë ndaluar mjetin, kanë kërkuar prej drejtuesit të identifikohej. Ai nuk e ka bërë të gjatë dhe është prezantuar cili ishte, duke i pohuar se mjetin ia kishte marrë në përdorim një shoku të tij. Efektivët e policisë menjëherë kanë kryer kontrollin fizik të mjetit si dhe drejtuesit të tij, për të parë nëse kishte ndonjë send të paligjshëm në autoveturë apo jo. Blutë nuk kanë gjetur sende të ndaluara në mjetin e shtrenjtë, por kanë e shoqëruar në komisariat atë për të verifikuar se si ai ndodhej jashtë i lirë. Cukali, 29 vjeç, është dënuar me 10 vite burg për rrëmbim dhe mbajtje peng të personit dhe për këtë duhet të vuajë edhe rreth dy vite të tjera. Verifikimi i kryer ka bindur policët se Cukali kishte marrë leje në burgun e Rrogozhinës për 4 ditë dhe ai duhej të kthehej. Pavarësisht lejes së dhënë nga autoritetet e burgut të Rrogozhinës, dje 29-vjeçari është rikthyer në burgun e Rrogozhinës me një automjet të familjes së tij. Në orën 13:40 minuta ai është paraqitur në portën e burgut dhe më pas është futur në regjim. Cukali u arrestua në muajin gusht të vitit 2004, pasi së bashku me Ilir Kodumin, Florian Metallën dhe Ledio Liton, morën peng Fatjon Demirlikën. Personat u arrestuan pas një operacioni të RENEA-s të zhvilluar në Tufinë, në kohën që një prej ndërmjetësve po çonte paratë e borxhit prej 100 mijë eurosh që iu detyrohej Demirlika. d.b