Budjon Meçe,betohen mjekët për ekspertimin
TIRANE – Dy mjekë ligjorë u betuan dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda se do të përcaktojnë gjendjen shëndetësore të të pandehurit Budjon Meçe, njërit prej të akuzuarve në dosjen “Remzi Hoxha”.
Brenda një jave, deri seancën e ardhshme, ato do të përcaktojnë nëse Meçe është në gjendje shëndetësore për të marrë pjesë në këtë gjykim. Ish-inspektori i SHIK-ut në vitin 1995, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin numër 5 në Tiranë. Disa herë gjykata ka dërguar disa fletëthirrje që ai të japë konfirmim për nisjen e procesit gjyqësor, por Meçe nuk është në gjendje t’i firmosë, ndërsa fletëthirrjet janë firmosur nga familjarët e tij. Po dje gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit të Arben Sefgjinit, kreut aktual të Tatimeve, për shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së Krimeve të Rënda për gjykimin e kësaj dosjeje dhe shqyrtimin në Gjykatën e Tiranës. Arben Sefgjini, Avni Koldashi, Ilir Kumbaro dhe Budion Meçe, të gjithë drejtues dhe inspektorë të SHIK-ut para 1997, akuzohen për krime të 13 vjetëve më parë, që kanë të bëjnë me rrëmbimin dhe torturimin me pasoja të rënda të biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Rezmi Hoxha, i cili rezulton i zhdukur, ndërkohë Ziso Kristopulli dhe Avdyl Loshaj u rrëmbyen dhe u torturuan. f.m.