Serbia nuk do te luftoje per Kosoven
Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, i ka cilesuar si kalkulime te parendesishme brenda dhe jashte vendit qe Serbia te luftoje per Kosoven. "Disa here kam thene se me ushtri nuk mund te zgjidhet problemi i Kosoves. Ku i kemi zgjidhur problemet me ushtri ne hapesiren e ish-Jugosllavise, kemi shkaktuar nje problem edhe me te madh", ka thene ai per te perditshmen e Sarajeves "Dnevni avaz". Shutanovac ka shprehur gatishmerine e ushtrise serbe per te ndihmuar forcat e NATO-s nese situata tensionohet. "Nese KFOR-i na therret, do ta ndihmonim, por hyrja jone pa ftese do te thote lufte me KFOR-in dhe bashkesine nderkombetare", - u shpreh ministri serb i Mbrojtjes. I pyetur per dislokimin e trupave edhe te raketave ruse ne Serbi, Shutanovac i ka cilesuar thjesht si spekulime mediatike. "Forcat ruse jane te mirepritura te kryejne stervitje te perbashket me forcat tona, por raketat e askujt nuk jane te mirepritura ne Serbi", - ka vazhduar me tej Shutanovac. Nga ana tjeter, ai ka pohuar se Beogradi nuk pret ndonje ftese per anetaresim ne samitin e NATO-s qe do te mbahet ne Bukuresht, per shkak te akuzave te disa prej zyrtareve serbe ndaj aleances se Atlantikut te Veriut, si nje prej nxitesve kryesore te shpalljes se pavaresise se njeanshme te Kosoves.