E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu, vizitë në Malavi

Presidenti Fatmir Sejdiu është nisur sot për vizitë zyrtare në Malavi, ku në takim me autoritetet e larta të këtij shteti afrikan do të diskutojë në lidhje me thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Vizita e tij realizohet me ftesë të presidentit të Malavit.

Në një konferencë për media në Aeroportin e Prishtinës, para nisjes, presidenti Sejdiu bëri të ditur se do t’i falënderojë autoritetet e Malavit për njohjen e Kosovës, si dhe do ta mbajë një fjalë në parlamentin e Malavit.

Në këtë vizitë, presidenti Sejdiu shoqërohet edhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›