Takim jozyrtar mes Thaçit e Haradinajt

Kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, janë parë së bashku, mbrëmë në një takim joformal në Prishtinë, raporton BBC në shqip.
Takimi është zhvilluar në ambientet e një restoranti, gjatë një pritjeje private të organizuar me rastin e ditëlindjes së ambasadorit amerikan në Prishtinë, Christopher Dell.
Thaçi dhe Haradinaj kanë qëndruar disa minuta bashkë, kanë pasur një bashkëbisedim të shkurtër si dhe kanë bërë fotografi. Në rrethin e ngushtë të këtij takimi kanë qenë edhe ambasadori britanik Andy Sparkes dhe ambasadori amerikan, Cristopher Dell.
Ky është takimi i parë mes Thaçit dhe Haradinajt, prejse Qeverinë e Kosovës e drejton Hashim Thaçi dhe si i tillë cilësohet një takim i rëndësishëm, megjithëse takim joformal.
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, kanë qenë ndër figurat kryesore të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët pak kohë pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Kosovë, krijuan partitë e tyre politike.
Haradinaj ka qenë kryeministër i vendit në vitin 2005, kur qe detyruar ta ndërpresë mandatin për t'u përballur me akuzat për krime lufte në Gjykatën e Hagës.
Ai u lirua si i pafajshëm dhe me t'u kthyer vazhdoi aktivitetin tashmë në opozitë. Hashim Thaçi mori drejtimin e qeverisë pas zgjedhjeve të vitit 2007, ku partia e tij mori shumicën e votave.
Marrëdhëniet ndërmjet Thaçit dhe Haradinajt, asnjëherë nuk arritën të ishin në suaza normale të komunikimit.
Vetë Haradinaj është shquar si njëri ndër kritikuesit më të fortë për qeverinë dhe kryeministrin Thaçi, ndërkohë që ky i fundit nuk ka treguar shenja bashkëpunimi, posaçërisht më zotin Haradinaj dhe partinë e tij.
Besohet se takimi i të martës, megjithëse takim jozyrtar, mund të nisë një fazë të uljes së tensioneve në raportet ndërmjet dy politikanëve me influencë në Kosovë, raporton BBC.