Shpëtim Idrizi: Të hapen shkolla shqipe në Greqi. Çamët me status minoriteti
Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, shprehet i bindur se popullsia çame që jeton në shtetin grek do të marrë statusin e minoritetit. I pranishëm në komunën Markat në rrethin e Sarandës, ku u organizua “Festa e Çamërisë”, ai tha se popullsia çame shumë shpejt do të jetë e bashkuar.
“Unë jam i bindur se shumë shpejt ne do të arrijmë që edhe vëllezërit tanë çamë matanë kufirit të kenë statusin e minoritetit, të kenë shkollat shqipe, të flasin shqip, të kenë kryetarë komunash e bashkish shqiptarë çamë. Ne së shpejti do të jemi bashkë në Çamërinë tonë e cila fillon këtu, nga kjo portë, dhe vazhdon deri në Artë, deri në Prevezë”- tha Idrizi.
Çamëria tashmë ka marrë një vokacion politik theksoi zoti Idrizi, ndërsa partia që ai drejton synon të zgjidh çështjen çame. Për këtë, Idrizi tha se për të lobuar më tepër politikisht për çështjen çame, nevojitet një përfaqësim më i madh në Parlamentin e ardhshëm të vitit 2013.
...