E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandal në SHBA, vdes nga dieta e ushtrisë

Nga Express më 27 mars 2011 në ora 14:30

Një skandal ka përfshirë ushtrinë amerikane, pasi një rekrut i ushtrisë, 20-vjeçari Glenni Wilsey, ndërroi jetë gjatë stërvitjes si pasojë e regjimit ushqimor që i ishte imponuar.

Të paktën, kjo është ajo që pretendon nëna e të ndjerit, e cila ka vendosur të hapë një çështje gjyqësore kundër ushtrisë.

Kjo e fundit, nga ana e saj pretendon se vdekja e rekrutit u shkaktua si pasojë e një infarkti.

Glenni u paraqit për t’u rekrutuar në ushtri më 11 shkurt dhe atëherë ai peshonte 118 kilogram.

Në mënyrë që të plotësonte kërkesat e ushtrisë dhe të përgatitej për stërvitjet, ai iu nënshtrua një diete që për një muaj e gjysmë e çoi në 89 kilogramë.

Një dobësim i tillë i tejskajshëm duket se u arrit falë një diete jashtëzakonisht të fortë, e cila mund të ketë provokuar vdekjen si pasojë e ushqimit të mangët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›