E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mafia japoneze shpërndan ndihma

Nga Express më 27 mars 2011 në ora 15:30

Mijëra tonelata ndihma u janë shpërndarë viktimave të tërmetit katastrofik japonez, nga një qoshk i errët i shoqërisë: rrjeti i krimit të organizuar, “Yakuza”.

Grupet Yakuza kane nisur kamionë nga zonat e Tokios dhe Kobes, me dërgesa ushqimesh, uji, batanijesh dhe sende te higjienës personale, ne qendrat e evakuimit ne verilindje te Japonisë, te dëmtuara nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit.

Yakuzat njihet si mafia që fiton nga bixhozi, pornografia dhe prostitucioni, e pjesëtarët e këtyre grupeve njihen nga tatuazhet e super-sofistikuara, qe u mbulojnë pjesën më të madhe te trupit.

Por fatkeqësitë natyrore kanë nxjerrë ne dritë një ane tjetër te yakuzave, qe kane lëvizur shpejt dhe në heshtje, për te ndihmuar ato qe janë në nevojë.

Sipas Jake Adelstein, ekspert i yakuzave qe jeton ne Tokio dhe qe po shkruan dy libra për sindikatat japoneze të krimit, grupet e yakuzas kane shpërndare deri me tani 70 kamionë ne zonat e dëmtuara, me ndihma qe kapin vlerën prej 500 mijë dollarë.

“Bamirësia e bandave është e mbështetur tek kodi i tyre, i quajtur “ninkyo”, thotë Adelstein.

Ky kod vlerëson detyrimet dhe drejtësinë dhe te ndalon te nxjerrësh përfitime, kur te tjerët vuajnë.

“Ne ngjarje te tilla si tërmetet, ata i dërgojnë te ardhurat e tyre aty ku gjenden gojët e uritura”, tha Adelstein.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›