Edhe bullgarët në protesta

Nga Express më 27 mars 2011 në ora 15:00
Mijëra pritestues të majttë janë tubuar në qendër të Sofjes, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Bojko Borisov.
"Nuk jemi të kënaqur me qeverinë e korruptuar dhe të papërgjegjshme", ka thënë para masës deputeti socialist, Rumen Ovcharov.
Protestuesit thonë se qeveria nuk ka përmbushur premtimet zgjedhore për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe për të realizuar reformat në shëndetësi.
"Njerëzit jetojnë shumë keq. Ata nuk mund të paguajnë faturat e ujit dhe rrymës, nuk mund të blejnë ushqime as rroba. Ata i luten Zotit të mos kenë nevojë për mjek, sepse sistemi shëndetësor është në gjendje të tmerrshme", ka thënë një protestues.
Paga mesatare në Bullgari është rreth 350 euro, ndërsa pensioni mesatar rreth 130 euro.