E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretari i Këshillit Bashkiak: Votimi, i rregullt

Nga TCH

Sekretari i Këshillit Bashkiak, Vladimir Gjonaj, ka sqaruar para medieve detyrën që ky Këshill duhet të kryejë dhe ka kryer në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, më 3 shkurt 2009.

Gjonaj është shprehur se i ka dorëzuar zyrtarisht procesverbalin së bashku me rezultatin e votimit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak kryetarit të këtij Këshilli, Sokol Dervishaj, për të hedhur firmën e tij.

“Nuk hasëm asnjë vështirësi të pazakontë. Në votim dhanë votën e tyre pro 29 anëtarë të Këshillit. Ia raportuam rezultatin kryetarit të Këshillit, i cili fillimisht e pranoi, po vetëm pak minuta më vonë, në mënyrë të papritur e anuloi”, - u shpreh sekretari i Këshillit Bashkiak, Vladimir Gjonaj.

Sekretari shpjegon se ky është versioni i vetëm zyrtar i konkluzionit të mbledhjes së tre shkurtit, pasi, sipas tij, vetëm sekretaria dhe sekretari i Këshillit kanë të drejtën dhe detyrimin institucional të kryejnë këtë proces.

Ndërkohë këshilltari, Tahir Muhedini, njëkohësisht kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, ka konfirmuar edhe njëherë se ka votuar pro projektbuxhetit.

“Me përgjegjësi të plotë qytetare, për qytetarët e Tiranës që shpresojnë shërbime më të mira, në një qytet të pastër dhe më të mirë për t’u jetuar, unë votova pro buxhetit”, - u shpreh Muhedini.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›