Shakira “i dhuron” Kolumbisë një shkollë
Ylli i muzikës pop, Shakira, është kthyer në qytetin e saj të lindjes, në Kolumbi, për të hapur një shkollë, e cila do t’i kushtojë gjashtë milionë dollarë. Fituesja e çmimit “Grammy”, në momentin e zbulimit të projektit të saj në qytetin Barranquilla, ka qenë e shoqëruar nga presidenti i vendit, Alvaro Uribe. Shkolla prej 13 000 metrash katrorë do të pranojë 1 800 nxënës dhe është shkolla e pestë që themelohet nga fondacioni i këngëtares “Pies Descalzos” (që ka kuptimin “Zbathur”). Në fjalën e saj gjatë përurimit këngëtarja u shpreh se qëllimi i fondacionit ishte çrrënjosja e analfabetizmit, për t’u dhënë kështu mundësi më të mira fëmijëve për të ardhmen. Arsimimi, sipas saj, nuk duhet të jetë privilegj, por një e drejtë e pamohueshme për të gjithë.
Madona, xheloze pёr vajzën e saj, Lourdes
Në moshën 50-vjeçare, këngëtarja Madona bëhet xheloze edhe për vajzën e saj, që është vetëm 12 vjeçe. Sipas mediave amerikane, Madona po bëhet xheloze për rininë dhe hijeshinë e vajzës së quajtur Lourdes. “Mendoj se Madona nuk mund ta pranojё qё Lourdes po shndërrohet nё njё adoleshente tё bukur. Ajo ёshtё ziliqare për rininё dhe pamjen e saj. Ajo e di se Lourdes do tё bёhet e mrekullueshme dhe do tё tërheqё vëmendjen e gjinisё sё kundërt”, - thotë njё burim pёr magazinёn OK! “Duke ditur shijen e Madonёs pёr djemtë e rinj, ёshtё vetëm çёshtje kohe kur ajo tё fillojë tё dalë me meshkuj tё sё njёjtёs moshё. Kjo ёshtё shqetësuese. Sё fundi ajo nuk e ka lёnё vajzën tё shkojё nё mbrëmje të organizuara. Mbase nuk dëshiron qё vajza e saj tё duket mё mirё se ajo”,- ka shtuar burimi.
6 Shkurt 2009