E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhesika Alba: “Sekreti i trupit tim në formë është korseja”



Pas lindjes së vajzës, Honor Mari, disa muaj më parë, të gjithë u surprizuan me trupin dhe linjat e aktores Xhesika Alba. Ajo nuk kishte shtuar asnjë gram dhe pa asnjë mundim realizoi publicitetin e kompanisë “Campari”. Për revistën “Elle” aktorja, megjithatë, vendosi të rrëfejë sekretin e ardhjes në formë pas lindjes së vajzës. Nuk ka qenë as palestra e as ndonjë dietë e veçantë ajo që i ka rikthyer format e mëparshme bukuroshes, por thjesht një korse, të cilën ia ka sugjeruar një mike. Sipas Abës, është vërtet një mrekulli të përdorësh korsenë elastike, pasi ajo nuk është e dëmshme dhe nuk kushton. “Mikesha ime më këshilloi të përdorja një brez rreth belit dhe funksionoi, ndonëse nuk ndodhi aq shpejt sa e kisha imagjinuar”, - është shprehur Alba. Aktorja thotë se ishte përpjekur shumë me palestrën, por edhe dietat për të rifituar linjat për kalendarin e Campar-it, por pa rezultat. E vetmja që realizoi dëshirën për punë dhe sukses ishte korseja.

6 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›