E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts viziton Irakun

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts bëri sot një vizitë të pa njoftuar më parë në Irak.

Sekretari Gejts dhe komandati i forcave amerikane në Irak, gjenerali Ray Odiermo, u takuan me kryeministrin e Irakut Nuri al-Maliki në Bagdat. Në takim do të diskutohej për ndryshimin e rolit të forcave amerikane në Irak si dhe për shitjen e armëve Irakut për të përmirësuar sigurinë e tij pas largimit të forcave amerikane.

Zoti Gejts shkoi në Bagdat pas një ndalese në një prej bazave amerikane në jug të Irakut. Po ashtu ai pritet të vizitojë edhe rajonin autonom kurd të Irakut në përpjekje për të ngushtuar dallimet mes kurdëve irakianë dhe shumicës arabe të këtij vendi.

Mosmarrëveshjet mes kurdëve dhe arabëve të Irakut për naftën rrezikojnë dhunë të re në këtë vend.     (ze)
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›