Sekretari i Mediut, dy ditë në prokurori
Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Ardian Mullai, për të dytën ditë me radhë ka dëshmuar në Prokurorinë e Përgjithshme në lidhje me nënshkrimin e kontratave që ngritën fabrikën e vdekjes në fshatin Gërdec. Burime nga akuza qendrore thanë dje se Mullaj ka vijuar dëshminë e tij në momentin e nënshkrimit të kontratave midis kompanisë amerikane SAC dhe firmës "Albademil", me pronar Mihal Delijorgjin, tashmë i arrestuar si një nga shkaktarët e shpërthimit të datës 15 mars. Mësohet se ish-sekretari i Përgjithshëm i Mediut, i ka servirur organit hetimor kopjet e kontratave midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanive që interesoheshin për demontimin dhe shitjen e municioneve.
Dëshmia e dytë
Burime nga akuza qendrore thanë se Ardian Mullaj, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, i dorëhequr disa muaj më parë për shkak të lodhjes në detyrë, i është nënshtruar një seance të gjatë pyetësori në akuzën qendrore. Ai është paraqitur në godinën e Prokurorisë së Përgjithshme në orët e paradites së djeshme, ndërsa ka dalë prej andej në orët e pasdites. Burime konfidenciale nga akuza pohojnë se Ardian Mullai ka sqaruar grupin hetimor se ministria i ka përcjellë të gjitha dokumentet e nënshkrimit të kontratave midis Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas tij, ushtarakët kishin dijeni për të gjitha lëvizjet në Gërdec. Krahas dëshmisë, prokurorët i kanë kërkuar ish-zyrtarit të Ministrisë së Mbrojtjes pamjet filmike në laptopin e përfaqësuesve amerikanë. Por duket se gjithçka ka qenë e kotë, pasi kopjen në fjalë e kanë vetëm zyrtarët e firmës amerikane, të cilët ende nuk e kanë servirur në organin e akuzës. Burimet zyrtare shprehen të rezervuara në dhënien e detajeve, ndërsa konfirmojnë se "mund të marrim në pyetje kë të duam, kur të duam dhe si të duam". Duket se kjo "mendjemadhësi" e organit qendror të akuzës ekziston në hetimet e dosjes "Gërdeci" ku, edhe pse ka fakte dhe prova që implikojnë persona me imunitet, ende nuk është kryer ndonjë kërkesë në Parlament për fillimin e procedimit penal ndaj tyre. Gjithsesi, puna kryesore për zbardhjen e çështjes duket se po kryhet nga ekspertët amerikanë që po studiojnë shkakun e shpërthimit.
Shkaku i shpërthimit
Gjashtë ekspertët e ATF-së (Byroja e Alkoolit, Duhanit, Armëve dhe Eksplozivit), të cilët kanë filluar punën në Gërdec, kanë zbardhur shkakun e shpërthimit. Sipas tyre, dyshohet se shpërthimi i fuqishëm është shkaktuar nga tërheqja e kontejnerit të armëve, i cili ishte prej teneqeje. Fërkimi i teneqesë me dyshemenë e fabrikës mund të këtë shkaktuar shkëndija, të cilat janë përhapur në barutin që ndodhej në fabrikë. Pas kësaj, ekspertët e ATF-së deklarojnë se flaka e barutit ka prekur disa predha duke shkaktuar edhe një shpërthim të vogël. Në lidhje me shpërthimin e fuqishëm, ekspertët deklarojnë se kanë qenë predhat në fabrikë që kanë "ndezur" të gjithë armatimet që ndodheshin në depo.