E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretari i OBT: Ju ka bekuar Zoti

• SARANDE – Mahnitet nga bukuria e Butrintit sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Francesko Frangialli.Në një tur dyditor në të gjitha zonat turistike të vendit tonë, ai mbërriti dje në Sarandë, shoqëruar nga Kordula Uohlmuther, zv/përfaqësuese rajonale për Evropën, ministri i Turizmit, Ylli Pango. Bashkë me pushtetarë vendorë ai është ngjitur në kalanë e Lëkurësit, nga ku ka shijuar pamjen e Sarandës në horizont. “Kjo zonë është bekuar nga Zoti”, është shprehur ai. Pas vizitës në kalanë e Lëkurësit vizitoi Butrintin Antik, në prani dhe të drejtorit të Parkut Kombëtar, Ylli Cerova. Edhe në Butrint ai është shprehur i impresionuar, nga funksionimi i tij, duke thënë se është meritë e madhe që një qytet antik që është i rrethuar nga të gjitha anët ka të tilla vlera të padiskutueshme.     sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›