E Shtunë, 31 Tetor 2026

Var veten 15-vjeçarja në kasollen e bagëtive

• I jep fund jetës duke u vetëvarur me litar në kasollen e bagëtive një 15-vjeçare.SHKODER/Ritvan DibraArsyet e këtij veprimi tragjik ende nuk dihen.Ka qenë urgjenca e Spitalit Rajonal të Shkodrës e cila ka njoftuar policinë se një vajza 15-vjeçare është sjellë e vdekur nga familjarët e saj rreth orës 15:30 e një dite më parë. Me të marrë këtë informacion, drejt spitalit është nisur menjëherë një grup hetimor i Komisariatit të Policisë së Shkodrës, i cili fillimisht ka bërë këqyrjen e trupit të adoleshentes H.V 15 vjeçe, nga fshati Grudë–Fushë, Komuna Rrethina. Nga ky konstatim është mësuar se adoleshentja në trupin e saj nuk kishe shenja të tjera me përjashtim të një njolle përreth qafës që i kishte lënë litari me të cilin ajo i kishte dhënë fund jetës.Pas kësaj ato kanë marrë në pyetje të afërmit e vajzës, të cilët nga ana e tyre i kanë pohuar grupit hetimor se e kanë gjetur vajzën të vetëvarur me një litar në qafë në vendin ku mbanin bagëtinë. Gjithashtu ata kanë sqaruar policinë se ajo jo vetëm që nuk ka pasur probleme në familjen e saj, por as me ndonjë person tjetër. Pasi kanë marrë deponimet e familjarëve të vajzës, policia është nisur me shpejtësi në drejtim të banesës së 15- vjeçares dhe ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Me përjashtim të litarit që vajza i kishte hënë fund jetës, ata nuk kanë arritur që të gjejnë ndonjë shenjë tjetër. Gjatë deklarimeve të tyre për policinë, familjarët nuk kanë nxjerrë në pah ndonjë problem të brendshëm apo konflikt me vajzën, që mund të kishte çuar atë drejt vetëvrasjes. Gjithashtu edhe në fshat, mësohet se vajza nuk ka pasur probleme, ngacmime apo përplasje, që mund t’i kenë sjellë gjendje depresive. Policia nga ana e saj po heton në lidhje me shkaqet që e kanë detyruar 15-vjeçaren që t’i japë fund jetës në një mënyrë të tillë tragjike. Deri tani dyshimet janë përqendruar në gjendjen e varfër të familjes, si dhe jetës së mbyllur që bënte 15-vjeçarja. Megjithatë, sipas policisë, asgjë nuk është përfundimtare. Adoleshentja mësohet të ketë mbaruar arsimin 8-vjeçar dhe nga të gjithë ishte njohur si një vajzë e qetë, që fliste shumë pak dhe që askujt nuk mund t’ia kishte marrë mendja se ajo mund ta bënte një veprim të tillë.Precedenti i 7 shkurtitGjendet i vetëvarur 12 orë pas largimit nga shtëpia adoleshenti nga fshati Symiz i Korçës. A.Hysellari, 16 vjeç u zbulua i varur në një pemë, pranë shtëpisë së tij. Për familjen dhe të afërmit ka qenë mister shkaku i ndërmarrjes së këtij veprimi fatal që ndërmori djali i tyre. Sipas tyre, djali kishte dalë nga shtëpia për t’i blerë një paketë cigareje xhaxhait të tij, por nuk u kthye më në banesë.Precedenti i 30 janaritNë një fshat periferik të Durrësit, një 11-vjeçar, nxënës i klasës së gjashtë u gjet i pajetë në një barakë pranë shtëpisë së tij. Familja e Z.Hysës ishte transferuar 3 vjet më parë nga Dibra, por jeta ishte bërë më e vështirë. Kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetonte i mituri, sipas policisë, çuan të miturin në vetëvrasje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›