E Shtunë, 31 Tetor 2026

BBC: Topi pret dosjen e PS, me pretendime per zgjedhjet

Partia Socialiste kembengul ne mosnjohjen e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit dhe thote se do te synoje mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme, raportonte dje radio BBC, seksioni shqip. Nderkohe pritet qe forumet e PS-se te shprehen per qendrimin e kesaj partie ndaj institucioneve qe burojne nga zgjedhjet, vecanerisht ndaj parlamentit. Kjo ceshtje dukej sikur ishte tejkaluar qe ne mbledhjen e Asamblese se Pergjithshme te Partise Socialiste. BBC evidenton dhe faktin se pritet qe brenda kesaj jave Partia Socialiste t'i dorezoje presidentit Bamir Topi dosjen e pretendimeve te saj per shkeljet e regjistruara gjate zgjedhjeve te 28 qershorit. Sakaq, radio nderkombetare e Londres thote se disa deklarata te kreut te PS-se, Edi Rama, e kane bere situaten serish te paqarte. Ne shtypin e se henes eshte hedhur hija e dyshimit se Partia Socialiste mund te shkoje drejt bojkotimit te parlamentit. Megjithate, disa analiste mendojne se ky mund te jete vetem nje bojkotim simbolik, ndoshta i seancave te para. Keto zhvillime pasojne kongresin e jashtezakonshem te Partise Socialiste qe u zhvillua te shtunen. Ne pese pikat e rezolutes qe u miratua ne perfundim te shtate oreve te kongresit, nenvizohet se zgjedhjet e 28 qershorit ishin nje mundesi e humbur per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Rezoluta beri pergjegjese qeverine e kryeministrit Sali Berisha per ate qe konsiderohet si deformim i qellimshem i procesit zgjedhor. Rezultati i zgjedhjeve per socialistet eshte i papranueshem, eshte 'shprehje e deformuar e vullnetit te zgjedhesve".

Sipas socialisteve, legjitimiteti i zgjedhjeve eshte 'thellesisht i cunguar' dhe zgjedhjet e parakohshme jane 'nje objektiv i imponuar'.

Rezoluta duket se ishte frymezuar drejtperdrejte nga kreu aktual i Partise Socialiste, Edi Rama, njekohesisht kandidati kryesor per kreun e ri te socialisteve.

Ne fjalimin e tij me tone te larta, Rama gjithe pergjegjesine e humbjes se socialisteve e kaloi vetem tek maxhoranca e djathte e kryeministrit Berisha, e cila sipas tij kishte grabitur votat. "Ceshtja e grabitjes se votave dhe e deformimit te vullnetit te popullit, eshte nje ceshtje themelore e demokracise, pavaresisht te gjitha te tjerave", tha Rama.

Por fryma e percjelle nga Rama eshte kundershtuar hapur ne kongres. Deputeti socialist Ben Blushi dhe disa deputete te tjere te PS-se, kerkuan nje analize me te thelle te zgjedhjeve te 28 qershorit dhe pergjegjesit per humbjen e Partise Socialiste.

Vete Blushi ne qender te kritikave te tij kishte vetem nje emer, ate te kreut aktual te socialisteve, Edi Rama. Ai u shpreh kunder rizgjedhjes se z. Rama ne krye te partise.

"Edi Rama nuk mund ta drejtoje PS-ne qe te munde Sali Berishen, e cila eshte nje detyre kombetare", tha Blushi". Fjala e z. Blushi nuk u transmetua drejtperdrejte, per shkak te kufizimeve te vendosura nga forumet e PS-se, te cilat u cilesuan si censure. Por, nje dite me vone, Ora News dha te plote diskutimet e disa deputeteve socialiste, te cilet kishin ngjallur kureshtjen e publikut.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›