E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresi u mbyll, por nuk zgjidhi dilemat para socialisteve

Nga Arben Muka*

Gjate dy muajve qe kur u mbyllen kutite e votimeve parlamentare humbja e socialisteve ka shkaktuar nje furtune te vertete kritikash e replikash brenda radheve te lidershipit.

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama me mjaft mbeshtetes per cdo dite perseritin argumentin se zgjedhjet ishin pa standarde dhe rezultati i tyre ishte i deformuar, por nje pjese e lidershipit shprehet hapur ndryshe. Anetaret e kryesise Ben Blushi, Arben Malaj dhe te tjere e kritikojne drejtperdrejte Edi Ramen si fajtor per humbjen e 28 qershorit. Sipas tyre anatemimi i zgjedhjeve eshte me shume nje justifikim nga kryetari per te mos zbatuar statutin dhe ai duhet te dorehiqet. Keto dy qendrime mbizoteruan dhe ne kongresin e jashtezakonshem te fundjaves. Sipas analistit politik Aleksander Cipa, fryma e forumit me te larte te socialisteve do te kete efekte ne rolin e kryetarit ne te ardhmen, ne marredheniet me strukturat drejtuese deri ne baze. Cipa thote per DE se jo vetem per anetaresine, por dhe per vezhguesit e jashtem, tashme ka nje imazh tjeter per PS-ne.

Demokracia e brendshme ne PS ka pesuar tronditje

"Konstatojne me nje lloj ndrojtjeje se demokracia e brendshme ne PS ka pesuar nje tronditje qe mund te eklipsohet, pse jo ne ditet dhe kohet e ardhme prej autoritetit te padiskutueshem qe do te kete kryetari i partise, pra Rama. Ajo qe ishte tjeter aspekt i rendesishem nga punimet e kongresit dhe vendimet eshte vleresimi per zgjedhjet e 28 qershorit. Mosnjohjes se te gjitha institucioneve qe do te dalin nga keto zgjedhje. Pra, kemi te bejme me nje prag te vendimit te bojkotit, jo vetem parlamentar por dhe institucional. Gje qe ne nje kuptim te drejtperdrejte rikthen kohet e dikurshme te nje konfliktualiteti ne marredheniet bipolare te politikes shqiptare". Kjo eshte nje ceshtje delikate, thote Cipa, po te kihet parasysh numri i deputeteve te Partise Socialiste ne opozite qe eshte i perafert me numrin e mazhorances. "Keshtu qe cdo vendim bojkoti qe do te ndermerret nga partia kryesore e opozites mund te prishe balancen dhe te trondise normalitetin institucional dhe politik te vendit". Kjo lidhet direkt, sipas Cipes me realizimin e reformave dhe objektivave qe ka Shqiperia ne procesin e integrimit te plote ne familjen evropiane, por dhe detyrimet nga qenia nje shtet anetar i NATO-s.

Kryetari "i ri" i socialisteve do te jete serish "i vjetri"

Nje nga ceshtjet qe konsiderohet tashme e ezauruar nga kongresi i fundit i socialisteve eshte zgjedhja e kryetarit te ri. Askush nuk dyshon se ne votimet e 26 shtatorit "i ri" do te jete serish "i vjetri", Edi Rama. Rama do te rikonfirmohet ne nje mandat tjeter, perballe kandidatures modeste te anetarit te Asamblese Kombetare, Maqo Lakrori, pas terheqjes se Arben Malajt nga gara. Oponenti kryesor i z. Rama, Ben Blushi, mendon se rikandidimi i kryetarit eshte thyerje e hapur e statutit. "Per fat te keq ai eshte duke thyer statutin qe ka propozuar vete dhe sipas te cilit mandati i kryetarit qe humb zgjedhjet nderpritet dhe nga kjo nderprerje nuk ka arsye te riciklohet. Pra duke lexuar statutin sipas interesit te vet ai po grabit kryetarin e PS-se. Edi Rama po i grabit kryetarin PS-se."

Por kryetari i mbetur ne detyre Edi Rama perdor argumente te tjera: "Une e kam propozuar vendosjen ne statutin tone te nenit qe parasheh nderprerjen e mandatit dhe doreheqjen e kryetarit te partise, kur partia humbet zgjedhjet e pergjithshme. Pa asnje dyshim qe ne kushte normale ky nen i propozuar prej meje nuk nenkupton rikandidimin e kryetarit. Por e verteta shqiptare e 28 qershorit mua me thote se nuk ka asnje lidhje humbja e zgjedhjeve te pergjithshme ne kushte normaliteti demokratik me mosardhjen ne pushtet pikerisht per shkak te mungeses se standardeve demokratike".

Pra zgjedhja e shefit te opozites lidhet direkt me standardin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Debati mes mazhorances dhe opozites, por dhe vete grupimeve brenda opozites per cilesine e ketyre zgjedhjeve duket se pret edhe nje vleresim. Pas disa ditesh pritet raporti perfundimtar zyrtar i grupit te vezhguesve nderkombetare nga OSBE/ODIHR. Dhe sipas tradites, me i besueshmi, arbitri i huaj, do te ndikoje mbi klasen politike shqiptare per t'i vene nje note te perbashket procesit te zgjedhjeve parlamentare. * DE


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›