E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne berthamoren ruse

Një zjarr shpërtheu të dielën në një qendër kërkimore bërthamore të Moskës, në të cilën ndodhej një reaktor atomik. Lajmi u konfirmua nga një zyrtar i agjencisë bërthamore ruse, i cili tha se flakët e përhapura nuk përbënin kërcënim për rrjedhje radiacioni. Në anën tjetër grupi mjedisor rus “Greenpeace”shprehu shqetësim serioz në lidhje me incidentin. Sergei Vlasov, zëdhënës në Ministrinë e Emergjencave tha se zjarri ndodhi në bodrumin e Institutit të Fizikës Teorike dhe Eksperimentale në jugperëndim të Moskës. Ai tha se nuk u raportua për viktima. Tymi gri mbushi ajrin me aromë të djegur. Dëshmitarët thanë se rreth 30 automjete të emergjencës, duke përfshirë edhe kamionë për fikjen e zjarrit dhe ambulanca, qëndruan brenda dhe jashtë portës kryesore. Një zyrtar i “Greenpeace” tha se incidenti ishte potencialisht shumë i rrezikshëm. Agjencitë ruse të lajmeve raportuan lajme kontradiktore. Interfax citoi një burim policor të ketë thënë se brigadave zjarrfikëse u janë mohuar hyrjet në objekt për "një kohë të gjatë". Agjencia shtetërore RIA njoftoi se zjarri kishte rënë jashtë ndërtesës, ndërsa ITAR-TASS citoi një burim të paidentifikuar brenda institutit duke thënë se zjarri ishte shuar. Siguria në objektet bërthamore të Rusisë kanë qenë një shqetësim që nga aksidenti vdekjeprurës i vitit 1986 në uzinën e energjisë bërthamore të Çernobilit në Ukrainë. Autoritetet sovjetike nuk njoftuan për fatkeqësinë e prej dy ditësh. Rusia ka pësuar aksidente të ndryshme të cilat vëzhguesit thonë se kanë qenë rezultat i neglizhencës dhe korrupsionit, problemet që kanë penguar modernizimin e infrastrukturës civile dhe ushtarake.

  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›