E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Sekretet” e Pecanit, premierë në Prishtinë



Filmi i regjisorit shqiptar, Spartak Pecanit, “Sekretet”, do të jepet premierë në Prishtinë sonte në Kino-Studio Prishtina, ndërsa më 14 maj do të jetë edhe në Mitrovicë dhe Gjakovë. Filmi është bashkë-produksion në mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe Gjermanisë, ku i rikthehet temës së komunizimit. I xhiruar në vitin 2007 në Kosovë, ajo që është veçuar si krejt e veçantë është se Kosova hyn për herë të parë si producent i dorës së parë. Filmi sjell atmosferën e viteve ‘91-‘92, një transformim drastik i jetës nga një regjim diktatorial në një liri shpeshherë të shfrenuar, ku pasojat e këtij regjimi është vështirë të eliminohen me një të rënë të lapsit. Personazhi kryesor i këtij filmi akuzohet për abuzim të bustit të Enver Hoxha, ku nga rrahjet e shumta dërgohet në një çmendi dhe për të kujdeset vetëm një mjeke. Filmi është një tragjedi që trajton në mënyrë të qartë kohën kur Shqipëria ka jetuar në kohë të diktaturës se egër të Enver Hoxhës. Në rolet kryesore të këtij filmi, Eftiola Laçka, Enver Petrovci, Ndriçim Xhepa, Neritan Liçaj dhe Ermela Teli.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›