E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Fashion TV Summer Party” çmend Vlorën

Pas një suksesi në dy qytetet bregdetare, në Durrës dhe Velipojë, ku të pranishëm ishin me dhjetëra të pasionuar të modës dhe spektaklit, destinacioni i radhës ishte Vlora. 30 gushti ishte dita kur vlonjatët kanë arritur kulmin e adrenalinës. Spektakli i organizuar nga Dhoma Kombëtare e Modës Shqiptare arriti kulimin e vet në qytetin bregdetar të Vlorës, ku “Fashion TV Summer Party” zbarkoi ditën e shtunë në kuadër të mbylljes së sezonit turistik veror për këtë vit. Qindra të rinj të pasionuar të modës dhe spektaklit, por dhe kurioz për eventin e Fashion TV, ekskluzivitet i Dhomës Kombëtare të Modës, kanë mbushur ambientet e “Summer Depo: në qytetin bregdetar në ditën e fundit të sezonit turistik. Ky eveniment u mundësua edhe nga një bashkëpunim i shkëlqyer mes Dhomës Kombëtare të Modës dhe Bashkisë së Vlorës.

Vetë kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i njohur për mbështetjet dashamirëse në fushën e sportit e kulturës, shprehu gatishmërinë edhe për bashkëpunime të tjera.

Surprizë këtë radhë për modelet shqiptare, e rezervuar nga Presidentja e Dhomës Kombëtare të Modës, Diana Cekodhima, ishte prania e përfaqësuesve të “Falco Production”, agjenci operuese italiane në fushën e kinematografisë, të cilët kanë përzgjedhur katër nga vajzat modele, duke iu ofruar atyre bursa studimi në këtë fushë. Atmosfera ka qenë e ndezur jo vetëm në pasarelën e shtruar me tapet të kuq, por edhe në ambientet e DJ, ku të ftuarit e radhës ishin një djalosh italian, si dhe DJ Kelly Marie, vajza nga Londra, performanca e së cilës kaloi çdo parashikim. Përveç të pasionuarve të rinj pas modës, të pranishëm ishin edhe emra të njohur për publikun shqiptar, si regjisori Petri Bozo me bashkëshorten Alda Bida, stilistja Rezarta Skifteri, përfaqësues të Bashkisë Vlorë, si dhe emra të tjerë të njohur. Performancë ekzaltuese solli në skenë edhe këngëtari Artan Brraka, së bashku me grupin e tij, koreografi i talentuar i Dhomës Kombëtare të Modës, Ledio, por edhe entuziazmi i së mirënjohurës Paloma.

“Atmosferë festive dhe e ngrohtë, por njëkohësisht edhe tepër :fashionable” dhe masive. Them se ja kemi arritur qëllimit”. Këto kanë qenë fjalët e Presidentes së Dhomës Kombëtare të Modës, Diana Cekodhima, teksa nënvizon se brenda shtatorit do të zhvillohet në Tiranë finalizimi i “Fashion TV Party” me të ftuar specialë për të vijuar më pas në Prishtinë, si dhe me aktivitete të tjera të Dhomës.

Rrëmbehet “Gladiatori i Artë”

Mbyllet edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë në Durrës. Mbrëmë ishte nata e fundit e shfaqjes së filmave konkurruese për çmimin e madh “Gladiatori i Artë”, si dhe katër çmime të tjera. Kanë qenë gjithsej plot 51 filma aplikues për të qenë garues në këtë eveniment nga 23 shtete të ndryshme të botës, por vetëm 16 prej tyre kanë kaluar fazën e konkurrimit. Për nëntë ditë rresht, Festivali i Durrësit ka qenë në qendër të vëmendjes dhe dialogut nga shumë regjisorë, skenaristë, producentë, aktorë apo përfaqësues të ndryshëm të medias dhe admirues të kinemasë. Evenimenti ka pasur në fokus gjithashtu edhe kinemanë kombëtare me produksionet e saj më të fundit për të risjellë në vijimësi të përvitshmen, traditën e Festivalit Kombëtar, ndërkohë që vlerat e tyre janë shpalosur përballë një vlerësimi profesional dhe të specializuar ndërkombëtar. Gjatë ditëve të festivalit janë shfaqur edhe shumë filma të huaj dhe shqiptarë, të cilët pa dyshim nuk kanë qenë pjesë e konkurrimit. Kanë qenë pikërisht filmat fitues në 13 edicionet e Festivalit Kombëtar si “Kukumi”, “Kolonel Bunker, “Lulëkuqet mbi mure”, “Rrethimi i vogël”, “Pranvera s’erdhi vetëm” etj. Për shfaqjen e tyre, qyteti bregdetar ka hapur dyert e sallës së Teatrit “Aleksandër Moisiu”, piacën përballë tij, si dhe Amfiteatrin e lashtë 2800-vjeçar.

Filmat pjesëmarrës

Koha e Kometës / regji. Fatmir Koçi

Trishtimi i Zonjës Shnajdër/ regji. Pirron dhe Eno Milkani

Sekretet / regji. Spartak Peçani

Mao Ce Dun/ regji. Besnik Bisha

Installation of love/ regji. Maja Weiss

Black horses/ regji. Ljubisa Samaedzic

Correction/regji. Thanës Anastopoulos

Life sentence/regji. Davide Barletti

Tru miracle/regji. Lucas Nola

Living and the dead/regji. Kristijan Milic

Mirush/regji. Marius Holst

Georg/regji. Peeter Imm

Upside doën/regji. Agor Ivanov

White Angel/regji. Mahsun Kirmizigul

I server the kin gof England/regji. Jiri Menzel

Ahlaam dreams/regji. Mohamed Al-Daradji

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›