E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekreti për të kursyer gjatë pushimeve jashtë vendit

Breaking Views “Vodafone Passport”

është verë dhe shumë prej nesh i kanë planifikuar apo janë duke planifikuar dhe rezervuar pushimet e tyre jashtë shtetit. Nëse jeni klient i “Vodafone Albania” mund të kurseni shumë shpenzime kur prisni apo kryeni telefonata ndërsa jeni nën shërbimin roaming në 20 vende të huaja? A e dini që nëse regjistroheni në shërbimin “Vodafone Passport” mund të prisni telefonata në numrin tuaj kur jeni jashtë shtetit dhe të tarifoheni vetëm 100 lekë (pa TVSH) për çdo telefonatë hyrëse deri në 30 minuta, apo të kryeni telefonata pa limit duke u tarifuar vetëm 100 lekë (pa TVSH) shtesë për çdo telefonatë duke pasur tarifa të njëjta si ato që keni në Shqipëri. Pra, nëse do të vizitoni secilin prej shteteve të mëposhtme: Belgjikë, Turqi, Greqi, Itali, Gjermani, Austri, çeki, Hungari, Maltë, Holandë, Mbretëri e Bashkuar, Irlandë, Spanjë, Portugali, Rumani, Zvicër, Francë, Japoni, Australi, Zelandë e Re ju keni mundësinë për të kursyer shume shpenzime duke aktivizuar falas shërbimin “Vodafone Passport”. Regjistrimi në shërbimin “Vodafone Passport” është shumë i thjeshtë. Nëse jeni në Shqipëri aktivizimi mund të kryhet falas duke kryer një telefonatë drejt numrit 15101 ose duke dërguar një SMS me tekst “1” në numrin 15101. Nëse ndodheni jashtë shtetit aktivizimi i shërbimit mund të kryhet duke dërguar një SMS me vlerë sipas tarifave të shërbimit ne roaming, me tekst “1” në numrin 15101. Vini re se “Vodafone Passport” bëhet aktiv pas 24 orësh nga momenti i regjistrimit. Gjithashtu sigurohuni që kur të jeni në shtetet e lartpërmendura të zgjidhni rrjetet “Vodafone” në ato vende, sepse ky shërbim është i vlefshëm vetëm në këto rrjete (Nëse jeni në Francë zgjidhni rrjetin SFR, në Zvicër zgjidhni Swisscom, në Belgjikë zgjidhni Proximus, në Japoni zgjidhni Softbank Japan, në Austri [vetëm për klientët me kontratë] zgjidhni Mobilcom A1).

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›