E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seks për 1 mijë lekë, kapet në Tiranë21-vjçares

 
PROSTITUCIONI
 
Antitrafiqet pranë Policisë së Tiranës arrestuan një 21-vjeçare, pasi u kap teksa prostituonte në natyrë. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit thanë se Pëllumbesha Hamiti është kapur dy ditë më parë duke ushtruar prostitucion në ambiente publike në aksin dytësor të rrugës Tiranë-Durrës, kundrejt shumës së parave prej 1000 lekësh. Agjentët e antitrafiqeve në rrugë operative kishin siguruar informacione për aktivitetin e saj. Ndërkohë që dy ditë më parë antitrafiqet janë njoftuar nga qytetarët se vajza po kryente seks në rrugë. Policia u vu menjëherë në lëvizje për të kryer ndalimin e saj. Kështu sapo kanë mbërritur ne adresën e dhënë, policia kapi 21-vjeçaren teksa ushtronte prostitucion. Ajo dhe klienti i saj u shoqëruan në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës ku dhe u morën në pyetje. Klienti deklaroi se e kishte paguar Hamitin për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Pasi u mor në pyetje ai u la i lirë, ndërsa ndaj 21-vjeçares u mor masa e arrestit pë veprën penale të "prostitucionit" dhe të"marrëdhënies seksuale në vende publike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›