E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet vendimi për Policinë e Shtetit

Këshilli i Ministrave ka pranuar dje propozimin e ministrit të Brendshëm për të përcaktuar ngjyrat dhe shenjat për Policinë e Shtetit. Sipas vendimit, mjetet e uniformuara në përdorim të strukturave dhe të punonjësve të Policisë së Shtetit kanë ngjyrë blu të errët, targa duhet të përmbajë numrin dhe fjalët "policia". Logoja e Policisë së Shtetit duhet të vendoset në çdo anë të dukshme të mjetit, si dhe numri i telefonit. Në projektvendimin e Ministrisë së Brendshme është përcaktuar qartë se ngjyra, targa dhe logoja në mjetet e uniformuara të Policisë së Shtetit janë të njëjta. Mjetet e pauniformuara në përdorim të strukturave dhe punonjësve të Policisë së Shtetit kanë logon dhe targën "policia" të lëvizshme. Sipas vendimit të qeverisë, është drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit që miraton strukturat e policisë që do të përdorin mjete të informuara dhe të pauniformuara në funksion të detyrës. Ai përcakton llojin, sasinë dhe afatin e përdorimit të pajisjeve që do të kenë mjetet e policisë sipas funksionit që ato do të përdoren. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë përcakton rregulloren e përdorimit të mjeteve dhe të pajisjeve për struktura të veçanta të Policisë së Shtetit.

Vendimi i miratuar dje nga Kwshilli i Ministrave wshtw nw plotësim tw tw gjithw legjislacionit pwr Policinw e Shtetit, qw wshtw dhe kush nw zbatimin e Marrwveshjes sw Stabilizim Asocimit.

Logoja e Policisë së Shtetit duhet të vendoset në çdo anë të dukshme të mjetit, si dhe numri i telefonit


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›