E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seksi, si ti thuash partnerit se cfarë dëshiron

TIRANË-Ajo do të dëshironte një paralojë më të gjatë, ai ndonjë gjë ndryshe. Ajo në shtrat do e dëshironte partnerin më pak egoist, ai atë më të papërmbajtshme. Dashuria bëhet çift sigurisht, por jo gjithmonë është e thjeshtë të kesh të njëjtat dëshira në shtrat dhe është pikërisht intensiteti seksual që i vuan pasojat, ndonjëherë edhe duke rrezikuar marrëdhënien. Si mund ta përmirësojmë këtë? Vetëm duke folur, folur, folur, por pa prekur ndjeshmërinë e partnerit.

Po ju propozojmë 6 situata nga më të zakonshmet dhe disa këshilla për ti kapërcyer ato me lehtësi.

Dëshirat e tij
Një Raport më i guximshëm-Propozojini partnerit tuaj të provojë të eksperimentojë në formën e lojës në cift. Shihni reagimet e tij do ju ndihmojë të kuptoni deri në çfarë pike mund të shkoni, pa rrezikuar të krijoni një situatë të ndryshme.

Paralojë me e zgjatur- Propozojini lojën e ndryshimit, ajo mund të bëjë një strip sensual të personalizuar, dhe ju si shkëmbim mund ti lejoni disa përkëdhelje më shumë sesa doza e zakonshme.

Seks vetëm në mbrëmje- Edhe në këtë rast sekreti është i gjithi tek meditimi. Mbani shënim në një bllok të gjitha ‘Takimet erotike’ me oraret tuaja të preferuara dhe ato të partnerit tuaj
Pastaj nëse doni ta befasoni akoma më shumë (dhe kjo do të ishte maksimumi për të…) ju gjithmonë do të keni kohë për ti përmirësuar gjërat apo jo?

Dëshirat e saj
TË JETË ME EKSITUAR NË RAPORT. Përpiquni ti shpjegoni partnerit tuaj që seksi do të jetë i kënaqshëm për të dy dhe jo vetëm për vete, duke arritur kështu maksimumin e dëshirës që para vetë marrëdhënies seksuale. Sygjerojini vazhdim paralojën gjatë mbrëmjes dhe sa me shpesh të mundeni, në mënyrë që të jeni që të dy maksimalisht të eksituar.
FJALË TË ËMBLA-Bëjini të qartë partnerit tuaj që nëse do të mësojë të përdorë tone më pak agresivë ose të papërshtatshme do të të ketë vetëm fitimi. Si? Çmimi do të jetë një dozë më e madhe erotizmi. Kujdes, mos u lodhni shumë për ta bindur...
TË REJA NËN CARCAF- Mos mendoni se dukeni pak serioz nëse i propozoni partnerit tuaj vende të reja dhe mënyra të reja për të bërë seks. Ajo që duhet është vetëm pak fantazi më tepër. Mund ta ndihmoni atë psh duke i treguar pozicionet e Kamasutrës, duke bërë pastaj naiven me diçka të tipit ’Kushedi nëse do jetë e vështirë ta bëjmë në këtë mënyrë...’

(d.xh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›