Vodafone Albania, 30 milionë lekë për shkollën e Gërdecit
20/05/2010 Ky financim, më i madhi që një biznes i vetëm dhuroi për nevojat e komunitetit
Shkolla 9-vjeçare e Gërdecit e shkatërruar thuajse plotësisht nga shpërthimi i marsit 2008 është shndërruar tashmë në një shkollë moderne. Kompania Vodafone Albania përmes fondacionit të saj kontribuoi në shumën prej 30 milionë lekësh të reja për të bërë rikonstruktimin e plotë të godinës, instalimet e ngrohjes qendrore, ujit dhe sistemit të daljeve të emergjencës. Ky financim përfaqëson dhe investimin më të madh që një biznes i vetëm dhuroi në përgjigje të nevojave të komunitetit të prekur nga fatkeqësia; një investim që ndihmon çdo familje të asaj zone; një vepër që jo vetëm është për brezin që sot edukohet e arsimohet, por do shërbejë për brezat e ardhshëm gjithashtu. Një prej sukseseve të gjeneruara nga ky investim ishte dhe mbështetja e tij prej një numri të madh donatorësh që ofruan kontributin e tyre në aspekte të ndryshme me ndikim të rëndësishëm për cilësinë e të mësuarit për fëmijët e Gërdecit. Një sërë organizmash të tjerë kontribuan në rregullimin e ambienteve të veçanta dhe në ofrimin e pajisjeve mësimore. Prezenca e OSBE-së kontribuoi për pajisjen me mjete të nevojshme të disa klasave, veçanërisht laboratorin e kompjuterëve dhe klasën e grupit parashkollor. Ambasada franceze mori përsipër pajisjen me mjete didaktike e materiale të tjera, Qendra Rajonale e Mjedisit kontribuoi në realizimin e laboratorit të biologjisë si dhe pajisjen me koshat për mbeturinat. Kontribues në përmirësimin e ambienteve të shkollës ishin dhe një sërë organizmash e fondacionesh të tjera vendase dhe të huaja. Javën e shkuar në mjediset e shkollës 9-vjeçare të Gërdecit, tashmë funksionale, moderne, dhe model për çdo shkollë tjetër ne Shqipëri, personeli i shkollës organizoi një ceremoni të veçantë në mirënjohje të donatorëve që mundësuan rikonstruktimin e plotë dhe pajisjen me ambiente bashkëkohore mësimi në këtë shkollë. Përfaqësuesit e shkollës dhe të donatorëve që ishin të pranishëm në ceremoni vlerësuan reagimin civil të të gjithë shoqërisë shqiptare, përfshirë bizneset dhe organizmat e tjerë joqeveritarë në mbështetje të banorëve të dëmtuar nga tragjedia e dy viteve më parë.