Sekuestrimi i pronave ekspertet Rruga ekstreme kur thyhen rregullat e kredive
Bankat kanë të drejtë ligjore që të bëjnë sekuestrimin e pronave, që individët apo edhe kompanitë kanë lënë peng në momentin e kontratës së marrjes së një kredie.
Ekspertë të bankave theksojnë se ky rast ekstrem ndërmerret vetëm pasi janë tejkaluar të gjitha afatet dhe realizohet përmes urdhrit të gjykatave.
Ekzekutimi i kolateralit apo e thënë ndryshe sekuestrimi i pasurive të lëna peng për marrjen e kredisë, është kthyer në apelin kryesor të guvernatorit Fullani.
Në fakt, ritmi i rritjes së kredive të këqija, ka bërë të domosdoshme praktikën e ekzekutimit të kolateralit.
Ekspertë të financave vlerësojnë se është çështje e gjyqësorit, të nisë procese, të cilat përmbyllen në veprime të Zyrës së Përmbarimit për sekuestrimin e pronave të lëna peng nga individët, të cilët më pas nuk kthejnë paratë e kredisë së marrë.
Gjithashtu, sipas specialistëve të sektorit bankar është në të drejtën e bankave që të denoncojnë në gjykata të gjitha ato raste ë tejkalojnë afatet e kthimit të kredive, që kanë marrë nga bankat.
Sekuestrimii i çdo lloj pasurie të lënë peng dhe përdorimi i saj në favor të likuiditetit bankar do të ndihmonte kreditimin dhe sistemin bankar në tërësi, që haste në këtë ngërç.
Referuar kësaj problematike, vetëm pak ditë më parë “Raiffeisen bank” bëri sekuestrimin e pronave të shoqërisë, e cila ka nën zotërim birrën “Norga”.