E Diel, 1 Nëntor 2026

"Do te kthej femijet nga jetimorja ne shtepi"

Syte i perloten kur Martini, djali i saj, i eshte hedhur ne krahe. Aferdita Lila eshte gruaja e cila vite me pare vrau bashkeshortin, per shkak se ai ushtronte dhune mbi te dhe femijet. Pas kaq kohesh, e ndare nga 4 krijesat e saj, dy prej te cileve jetojne ne jetimore, Aferdita mezi pret t'i ktheje serish ne gjirin e familjes. Ajo ndihet e penduar per vrasjen qe ka kryer. E vetmja enderr e saj eshte bashkimi me femijet. Ne nje interviste te dhene per gazeten "Koha Jone", gruaja, rreth te 40-ve, tregon momentet si mesoi lajmin e faljes se saj dhe naten e gjate qe kaloi duke pergatitur te gjitha plackat.
Si ndiheni tani qe jeni e lire?
Jam shume e lumtur. Me ne fund do te jem me familjen time, e cila me ka munguar shume. Kam kater femije, dy prej te cileve jetojne me prinderit e mi dhe dy te tjere qe jetojne ne jetimoren "Zyber Hallulli".
Si e moret vesh lajmin qe ju ishte falur denimi?
Mbreme isha duke lare enet. Televizorin e kisha te hapur, kur kam degjuar edhe kete njoftim qe u be per faljet e grave te denuara. Jam gezuar jashte mase. Kam ndenjur gjithe naten pa gjume nga ankthi. Mezi prisja te vinte dita tjeter qe do te isha me femijet e mi. Kam bere gati te gjitha gjerat e mia.
A e prisnit qe te liroheshit?
Po, e prisja prej kohesh.
Cfare do te beni tani qe jeni e lire?
Pas daljes nga burgu me e rendesishme eshte te bashkoj familjen time. Do te rifilloj nje jete tjeter se bashku me kater femijet e mi. Me duket sikur kam rilindur per here te dyte.
Per cfare u denuat?
U denova per vrasjen e bashkeshortit tim me 6 vjet heqje lirie. Shkaku qe me coi deri ne ate veprim ishte dhuna qe ushtronte ndaj meje dhe 4 femijeve tane. Nuk mund ta duroja dot. Te gjithe banoret e lagjes kane deshmuar ne procesin tim dhe me kane mbrojtur, duke treguar torturen qe kam kaluar me te.
Sot eshte dita e gruas dhe njekohesisht po lini qeline tuaj. Kush ju ka ardhur per t'u uruar festen dhe per t'ju pritur te dera e burgut?
Djali im, Martini, i cili eshte dhe dhurata me e bukur per mua. Pervec tij, dhe nena ime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›