"Nuk martohem me, djali eshte burri im deri ne vdekje"
Nje prej grave, qe perfitoi faljen, ishte edhe Mimoza Shota. Per te nuk ka gezim me te madh se te shohi driten e diellit dhe djalin e saj, Enea, per te cilin sakrifikoi nje dashuri te mohuar, qe e coi deri ne vrasje. Teksa e sheh, harron se ka fituar lirine dhe e perqafon fort, sikur keto momente do te kene nje fund. Kjo eshte Mimoza Shota, gruaja e cila u denua pese vite me pare per vrasjen e te dashurit te saj, pasi i kerkoi ndarje dhe abort te femijes. Enea eshte vetem 4 vjec dhe me nje karafil qe mban ne dore ia zgjat nenes se tij. Nderkohe qe per Mimozen ai eshte dhurata me e cmuar ne diten e nenes. Ajo nuk e di kush e pret jashte portes se madhe boje qielli nga familjaret, por di vetem qe Enean e ka prane. Ne nje interviste te shkurter per gazeten "Koha Jone", Mimoza tregon se burri i vetem i jetes se saj eshte djali.
Si ndiheni sot?
Jam shume e lumtur qe me ne fund do te kthehem ne familjen time, me djalin tim, Enean. Nuk di si ta pershkruaj kete lumturi.
Cfare do te beni pasi te dilni nga burgu?
Pasi te dal nga burgu do te filloj serish jeten time, me djalin tim. Ketu ne burg kam marre profesionin e parukieres, te cilin edhe do ta vazhdoj me pas. Nuk kam ndermend me te martohem. Burri im i vetem eshte djali im, Enea.
Si e moret vesh lajmin?
Nga televizori. U gezova jashte mase.
Per cfare jeni denuar?
Jam denuar per vrasjen e te dashurit tim. Ajo qe me ndodhi mua, nuk ja uroj asnje femre ne bote. Por rrethanat si ndodhi dihen, tashme kam Enean.
Kush ju ka ardhur per t'ju uruar festen e 8 Marsit dhe sigurisht per t'ju shoqeruar ne shtepine tuaj pas pese vitesh?
Nuk e di. Vetem qe ketu kam femijen tim 4 vjec. Me te vertete nuk e di kush me pret jashte porte per t'u kthyer ne shtepi. Gjithsesi, do te nis nje jete te re.
Te liruarat:
1. Bedrie Alla
2. Dallendyshe Dollani
3. Diana Luli
4. Flora Greku
5. Hyrie Greku
6. Jonida Kajana
7. Leko Greku
8. Liri Cepele
9. Mimoza Shota
10. Naslie Veizi
11. Nafije Shquti
12. Oskeola Qosja
13. Qazime Ferro
14. Vera Xhebraj
15. Zyra Kamberi
16. Aferdita Lilaj