INTER, DUART MBI KASANON
10/06/2005 Marrëveshja është shumë afër, sepse drejtuesit e Romës kanë kërkuar 30 milionë euro për talentin barez dhe Mansinin
Kasano te Juventusi, Kasano qëndron te Roma? Asnjëra prej tyre, sepse duket se Masimo Morati e ka mbajtur fjalën që u ka dhënë tifozëve dhe do ta çojë sulmuesin e Kombëtares italiane te Interi. Të mërkurën, pronari i skuadrës zikaltër është takuar në Milano me disa drejtues së Romës dhe ka dëgjuar kërkesën e tyre: verdhekuqtë janë të gatshëm të shesin njëkohësisht Kasanon dhe mesfushorin brazilian Mansini për 30 milionë euro gjithsej. Me këto shifra, Masimo Morati vështirë se do të lërë t’i iki ky rast, që tingëllon edhe si një fitore ndaj Juventusit, që i kërkon prej kohësh të dy lojtarët e sipërpërmendur. Dy ditë më parë, Morati premtonte “dhuratën” e madhe, por përjashtonte nga gara Çivun e Samuel, dy lojtarë që jepeshin si objektivat kryesorë të Interit. Roma ka bërë hapin e parë drejt Interit, ndoshta edhe për të lënë “thatë” Juventusin, rival historik i verdhekuqve, që nuk e kanë harruar akoma “grabitjen” e Emersonit e Kapelos nga ana e Moxhit, një vit më parë. Ndoshta Juventusi ofronte një shumë më të madhe për Kasanon, por duket se Franko Sensi dëshiron të sakrifikojë disa miliona vetëm për t’u hakmarrë ndaj bardhezinjve. Roma kërkon vetëm 30 milionë euro, pa asnjë lojtar shtesë, sepse ka nevojë për para, për të vazhduar fushatën e blerjeve që ka filluar me Tadein e Kufurin, ndërkohë që në listë janë Pizarro e Kaseti. Blerja e Tadeit është bërë pikërisht me qëllimin për të liruar Mansinin, i cili i pëlqen shumë Moratit dhe së bashku me Solarin, do të mbulonte krahët e skuadrës zikaltër. Pak kohë më parë, Morati deklaronte se këtë vit nuk do të kryente shpenzime të mëdha, por dihet dashuria e tij për Interin dhe me siguri nuk do t’i thotë “jo” ofertës së Romës. Bëhet fjalë jo vetëm për dy lojtarë të rinj dhe të talentuar si Kasano e Mansini, por edhe për të ndaluar forcimin e një kundërshtari direkt si Juventusi, që pak kohë më parë ishte shumë afër blerjes të dy lojtarëve të Romës. Ndërkaq, pas bisedimeve me Çelsin, është gjetur një marrëveshje për qëndrimin e Veronit në Milano, por edhe për blerjen e brazilianit Aleks, i cili për momentin është i huazuar nga Çelsi te PSV Eindhoveni.