Sekuestrohen këpucë kontrabandë, 2 në pranga e 2 në kërkim
TIRANE- Në kuandër të operacionit “Morina”, policia e Tiranës sekuestroi rreth 20 mijë palë këpucë kondrabandë, me vlerë rreth 500 mijë dollarë. Dy shtetas janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nën akuzën e kontrabandës. “Në përfundim të këtij operacioni u arrestuan Durim Myslia, 23 vjeç, dhe Zymbil Trota, 39 vjeç, të dy lindur e banues në Tiranë, ndërsa Bujar Shehu, 40 vjeç, do të ndiqet në gjendje të lirë”, theksohet në deklaratën e Policisë së Tiranës. Malli kontrabandë dyshohet se futej nga Bullgaria në drejtim të Shqipërisë, përmes pikëkalimit kufitar të Qafë Morinës, me destinacion përfundimtar rrugën “5 Maji”, tek tregu i Medresesë në Tiranë. Dyshohet se kondrabanda realizohej me dy automjete furgon dhe më pas këpucët shkarkoheshin në kamionin tip Benz me targë KU 2536 A, kamion në pronësi të shtetasit Zymbil Trota. Ndërkaq vazhdojnë hetimet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë kontrabandë. (e.n/BalkanWeb)