E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitali i Krujës ndërron emër, Pas rikonstruksionit, “Stefan Gjoni”

KRUJë- Spitali i Krujës ka marrë emrin e mjekut të parë të këtij rrethi Stefan Gjoni. I panishëm në ceremoninë e vendosjes së emrit ka qenë edhe ministri Petrit Vasili, bashkë me përfaqësues të lartë vendore të këtij rrethi. “Stefan Gjoni”me emrin e të cilit do të identifikohet tashmë spitali i rikonstruktuar i Krujës erdhi në këtë rreth si mjeku i parë në Krujë në vitin 1946, ku dhe punoi si mjek për 35 vite me rradhë, vite për të cilat ai kujtohet me shumë respekt nga banorët dhe mjekët e vjetër. Pas ceremonies se vendosjes se emrit “Stefan Gjoni”, spitalit të Krujës, ministri Vasili mori pjesë në analizën vjetore të shërbimit mjekësor në këtë rreth për vitin 2009.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›