Vdes 33 vjecari u bllokua ne miniere

Gjendet i vdekur 33-vjeçari nga Pogradeci, Gerald Lavdërim Xhukellari, banor në fshatin Vërdovë i cili u bllokua në galerinë e minierës, ku shkonte për të mbledhur skrap. Pas disa orë kërkimesh, ekspertët e Repartit të Inspektim Shpëtimit në Miniera nxorën trupin e pajetë të 33 vjeçarit.
Familjarët e Xhukellarit lajmëruan rreth mesnatës në komisariatin e Korçës se Gerald Xhukellari nuk ishte kthyer në banesë. Sipas denoncimit në polici 33-vjeçari ishte larguar rreth orës 17:00 të së mërkurës ku dyshohej se kishte shkuar në galerinë e minierës për skrap, në afërsi të fshatit Vërdorë. Efektivët e policisë së Pogradecit nisën hetimet e nevojshme, ku thirën për ndihmë edhe ekspertë nga Drejtoria e Minierave në Tiranë për të mundësuar verifikimin e kësaj ngjarjeje.