Arrestohet ne Londer Ndricim Sadushi

Një shtetas shqiptar i akuzuar për disa vrasje në Shqipëri është arrestuar në Londër. Ndriçim Sadushi, 41 vjeçar, i cili banonte prej gati 15 vjetësh në veri të Londrës është arrestuar teksa dilte nga banesa e tij, pasi autoritetet shqiptare kishin lëshuar një urdhër arresti për ‘të. Sadushi akuzohet se është i përfshirë në tri vrasje dhe një tentativë vrasje të ndodhura në vitin 1887 në Shqipëri. Gjykata britanike ka vendosur që ai të qëndrojë ende nën mbikqyrjen e policisë britanike deri në 18 prill. Ndërkohë që dhe autoritetet italiane kanë ngritur akuza për Sadushin, për pastrim parash dhe për trafik droge. Sadushi njihet si anëtar i bandës së Tan Kateshit në Elbasan. Sipas Autoriteteve të Agjensisë Britanike të Kufirit se Ndriçim Sadushi ka hyrë ilegalisht në Britani në vitin 2000 pasi kërkohej nga autoritetet shqiptare për vrasjet në Elbasan gjatë ngjarjeve të vitit 1997.