Rendesia e njohjes se problemit Nga Ridvan Bode
Ne ndodhemi ne nje faze te rendesishme te zhvillimit perspektiv te ekonomise se vendeve tona por sikurse ndodhet e gjithe Evropa dhe me gjere, te ekonomise globale ne teresi.
Ndodhemi ne periudhen pas krize, madje disa ende mendojne se kriza nuk ka shkuar perfundimisht. Mendohet se sfidat me te medha jane kapercyer. Disa e menduan me te rendesishem stabilizimin financiar, ne momentin e pare, pra ate qe kishte te bente me sistemin financiar dhe qe sigurisht ishte i kushtueshem. Disa e menduan qe me e veshtire eshte vala e dyte e kesaj krize, qe perfshiu ne nje renie te kapaciteteve te ekonomise globale, ne pritje per te rimarre. Disa te tjere menduan se kriza ne tablone e saj te trete, ne ate te implikimit te buxheteve dhe financave publike te qeverive perkatese pati demin me te madh. Ne te vertete ne duhet te mendojme te gjithe qe pas krize, ndodhemi ne nje bote tjeter, ne nje bote te re ekonomike.
Shume aktore ekonomike presin qe te rikthehen kushtet e periudhes se para krizes, qe ata te jetojne edhe nje here ne ate lume likuiditeti, qe ata ta kene po aq te lehte garen e konkurrences se brendshme dhe rajonale. Ne vend qe te presim qe ato kohera te kthehen, dhe une ne fakt shpresoj shume pak qe ato kohera te rikthehen, duhet qe te perveshim krahet per t'u pershtatur ne kete bote te re ekonomike, pas krize, ku cdo biznes dhe cdo vend kane shume per te reflektuar dhe per te bere.
Vitet e fundit ne kemi perjetuar sfida te rendesishme te zhvillimit, si ne kuptimin ekonomik, ashtu dhe ne aspektin shoqeror. Dhe jemi perpjekur te gjejme zgjidhje ndaj ketyre sfidave, duke synuar gjithmone qe te marrim vendime dhe te pervijojme politikat te studiuara me kujdes duke mundesuar nje funksion pro-aktiv te institucioneve tona ne raport me ekonomine. Ky orientim behet akoma edhe me i rendesishem nese vihet ne kendveshtrimin e nje perqasje rajonale, ndaj progresit ekonomik dhe te realizimit te objektivave strategjike te integrimit evropian te vendit dhe secilit prej vendeve tona. Rrjedhimisht, bashkepunimi rajonal eshte i rendesishem, sidomos ne nivelin institucional, si ne hartimin e strategjive ashtu edhe ne ekzekutimin e koordinuar te politikave. Por kanalet me efikase dhe produktive te ketij bashkepunimi, jo gjithnje jane te lehta per t'u aksesuar ne nivel nderkombetar. Prandaj dhe marrin nje vlere te vecante diskutimet dhe ballafaqimet e eksperiencave si ky i seminarit te sotem.
Faza ne te cilen ndodhet ekonomia shqiptare dhe niveli rritjes ekonomike te Evropes Juglindore, e fokuson diskutimin ne disa ceshtje themelore te zhvillimit. Ne krye te listes qendron fuqizimi i metejshem i perpjekjeve institucionale per ta orientuar ekonomine drejt rritjes se konkurrences se eksporteve shqiptare dhe eksporteve te secilit vend. Aspirata e vendit tone, per te pershpejtuar ritmin dhe zgjeruar fluksin e eksporteve, mund te realizohet vetem me ane te nje angazhimi te plote dhe te gjithanshem nder-sektorial ne rritjen e konkurrences se prodhimit te prodhuesve shqiptare, me synim rritjen e eksportit te tyre. Nje synim i tille mund te arrihet sigurisht nepermjet mbeshtetjes financiare qe sektori publik dhe privat do t'i ofroje propozimeve sipermarrese me vlere te shtuar reale. Ne kohen kur produktet e rajonit ballafaqohen me konkurrence te ashper nga vende te tjera te ngjashme per nga oferta e eksporteve, Shqiperia dhe rajoni nevojitet te bashkepunojne dhe te bashkerendojne perpjekjet e tyre per te minimizuar ekstremitetet negative te sistemeve tona ekonomike, qe vihen re. Historia jone politike si dhe evolucioni ekonomik i rajonit, na ben qe te kemi disa karakteristika te perbashketa me vendet e tjera fqinje, pavaresisht se ritmi i zhvillimit dhe progresit mund te jene jashte faze nga njeri vend ne tjetrin, por e rendesishme eshte qe motoret e zhvillimit te jene te orientuar ne menyre unanime nga i njejti horizont dhe konvergjimi ekonomik me vendet e zhvilluara evropiane duhet te jete qellimi fundor i punes sone per rritjen e konkurrences se ekonomise.
Ne sektorin industrise se rende nevojitet krijimi i kapaciteteve shfrytezuese, i burimeve qe tashme na i ka dhene natyra. Nxjerrja dhe perpunimi i mineraleve ne shume pjese te vendit, dikton nje sektor te rendesishem ne mbeshtetje te rritjes se nivelit te konkurrences se ekonomise shqiptare. Megjithate ky sektor do te perfitonte maksimumin nga njohja me praktikat moderne te punes ne vende te tjera te rajonit, nga investimet infrastrukturore per modernizimin e zinxhirit prodhues dhe ate te krijimit te vleres, si dhe nga unifikimi i rrugeve te shkembimit tregtar ne nivel rajonal nderkufitar.
Sektori i turizmit eshte gjithashtu nje sektor i rendesishem i rritjes ekonomike ne Shqiperi, i cili do te perfitonte se tepermi nga akordimi rajonal per krijimin e nje produkti turistik konkurrues ne nivel me global.
Vendet e rajonit kane ngjashmeri te pamohueshme gjeografike dhe nivel te perbashket malor, detar dhe fushor. Rrjedhimisht produkti turistik tenton te shkoje drejt njehsimit te pashmangshem duke bere qe tiparet konkurruese te ofertes turistike te njerit vend te mos dallojne ndjeshem nga oferta turistike e vendit tjeter. Ne kete situate kaq te rendesishme qe bashkepunimi rajonal ndermjet operatoreve te fokusohet ne novacionet tregtare per kete sektor, ne menyre qe rajoni te shihet si nje terheqje turistike ne vetvete dhe si i tere.
Historia jone ka qene e perbashket per shekuj me radhe. Prejardhja e popujve te Ballkanit ka prerjet e veta dhe ngjashmeri te tilla jane shprehur kudo ne gjurmet qe ka lene historia ne rajonin e Evropes Juglindore. Keshtu qe integrimi i ketyre gjurmeve do te bente nje inovacion te rendesishem ekonomik per sektorin e turizmit, duke mbeshtetur ne te njejten kohe bashkepunimin rajonal.
Me pas, me duhet te rikonfirmoj rendesine ekonomike te sektorit te energjise per vendin tone, sidomos te energjise se paster. Shqiperia, ashtu sikurse i gjithe rajoni i Evropes Juglindore, perben nje nga zonat gjeografike me te pershtatshme per zhvillimin e burimeve te energjise se paster. Edhe ne kete sektor, bashkerendimi i perpjekjeve rajonale per krijimin e nje oferte unike ne nivel global do te ishte nje sipermarrje e rendesishme.
Nje tjeter ceshtje themelore per zhvillimin e vendit tone dhe me gjere eshte perqasja mbeshtetese ndaj investimeve te huaja, cka lidhet ngushte me rritjen e konkurrences se vendit tone dhe te rajonit ne pergjithesi.
Kapacitetet ekonomike te vendeve te rajonit mbeten ende te nen-shfrytezuara dhe ekonomia ne ekuiliber kerkon rendiment te larte te balancimit te faktoreve te prodhimit - perfshi ketu edhe sistemin e kreditimit - me kerkesen e brendshme dhe te jashtme te vendeve. Investimet e huaja jane inkurajuar historikisht te marrim pjese ne pershpejtimin e shfrytezimit te kapaciteteve ekonomike, demografike, dhe gjeografike te vendit tone, si dhe te kapaciteteve tregtare te rajonit. Ne kete pikepamje eshte e rendesishme qe institucionet perkatese ne nivel rajonal, kombetar, dhe lokal, te ndermarrin perpjekjet e duhura per te lehtesuar shkembimin e mallrave, shkembimin e informacionit, si dhe levizjen e lire te faktoreve.
Ne kuptimin e tregtise nder-rajonale mbetet jetike ulja e barrierave te ndryshme qe pengojne qarkullimin e lire te faktoreve si dhe te mallrave apo sherbimeve. Tarifat doganore dhe barriera te tjera qe rrisin kohen e arritjes se ekuilibrit ne treg nevojiten te eliminohen teresisht, vecanerisht ne kuader te nje procesi nje bashkepunim rajonal dhe jo vetem te nje produkti final i integrimit evropian. Sigurisht, deri ne ditet e sotme eshte bere progres i pamohueshem ne kete drejtim, dhe kontributi per kete ka qene i gjithanshem nga te gjitha vendet.
Sot ne arrijme te konsumojme nen nje regjim import-eksportesh me te diversifikuar, si dhe mundemi te perfitojme gjithmone e me shume nga menaxhimi i kostove duke kerkuar prodhuesit me te leverdishem pertej kufijve sovrane, cka ne e ndjejme direkt ne nje nivel me te qendrueshem te cmimeve ne rajon. Megjithate, qe te vazhdojme te kemi progres dhe ne kete drejtim, eshte e nevojshme te minimizohen akoma edhe me tej pengesat artificiale qe rrisin ne menyre te panevojshme kostot e prodhimit, kostot e transportit, kohen e lindjes se novacioneve, dhe efektivitetin e perpjekjeve per t'u bere me konkurrente.
Ne mund te mendojme dhe te bejme realitet nje hapesire ekonomike rajonale pa barriera doganore e kuota tregtimi. Eksperiencat ne bote jane te shumta. Le te zevendesojme garen e uljes jo te argumentuar shpesh te taksave per t'u bere me terheqes secili vec e vec per investitoret e huaj, apo per te krijuar avantazhe konkurruese te bizneseve tona me fuqizimin e nje tregu me te madh, me racional ne shfrytezimin e burimeve natyrore dhe kapitaleve ekonomike e njerezore. Ne te njejtat linja vjen edhe ceshtja e radhes, po kaq e rendesishme per te percaktuar suksesin e fazes ne te cilen ndodhet cikli zhvillimor i vendit tone: njehsimi rajonal i politikave integruese dhe mbeshtetese te rritjes ekonomike. Ne ditet e sotme, dhe sidomos ne saje te globalizimit, burimi i avantazheve krahasuese dhe konkurruese nuk qendron me ne nje vend te vetem. Faktore te tille te ekonomise se shkalles, kostoja e krahut te punes, dhe burimet e novacioneve behen te mundura tashme nepermjet bashkepunimit rajonal, dhe qe nje proces i tille te ndodhe lipset medoemos eliminimi i diskordancave institucionale nepermjet vendeve te rajonit. Sigurisht qe zhvillimi i deritanishem i ekonomise shqiptare ka qene i tille qe ka mbeshtetur gjithmone krijimin e linjave te perbashketa me vendet e tjera, por megjithate, nje proces i tille duhet te cimentohet me tej, te sigurohet me sipermarrje specifike dhe angazhim te drejtperdrejte te institucioneve perkatese te vendeve te rajonit.
Se fundmi, dhe sa me siper deshiroj te ritheksoj rendesine e stabilitetit ekonomik dhe financiar si nje rajon i tere. Jo vetem per shkak te nderveprimit te faktoreve te jashtem ne ekonomine e nje vendi, por nisur nga realiteti i nderthurjes rajonale te investitoreve dhe kapitalit te tyre, dhe jo vetem te bankave. Interesi per bashkepunim te politikave dhe instrumenteve fiskale e financiare vjen duke u theksuar. Sigurisht qe kjo eshte e veshtire te mundesohet jashte institucioneve te perbashketa, por te gjithe e ndjejme qe eshte i domosdoshem nje reflektim i tille.
Deshiroj te ritheksoj rendesine qe ka njohja empirike e fenomeneve ekonomiko-sociale ne rang rajonal. Procesi i shkembimit shkencor, dhe sidomos rritja e kapaciteteve ne mbarevajtjen e ketij procesi, eshte ceshtje e rendesishme per te siguruar vazhdimesi te kthjellet drejt realizimit te qellimeve tona strategjike dhe afatgjata.
* Fjala e ministrit te Financave ne seminarin e organizuar nga Banka e Shqiperise me Universitetin e Oksfordit me teme "Sfidat aktuale ekonomike dhe bashkepunimi rajonal ne Evropen Juglindore"