Selia “blu” forcon kriteret për emërimet në administratë
Partia Demokratike kërkon të dhëna për biografinë
Eljona Ballhysa
Për të filluar një punë çfarëdo të administratën shtetërore duhet medoemos të kesh teserën e partisë dhe shkresë nga kryetari i grupseksionit apo seksionit për kontributet e dhëna në parti. Ky është kriteri i fundit i Degës së Partisë Demokratike për kryeqytetin. Burimet, që janë persona të interesuar për të filluar një vend pune çfarëdo në administratën shtetërore, bëjnë të ditur se tashmë nuk vlen të kesh vetëm teserën e partisë, por duhet të marrësh dhe rekomandim nga shefi i seksionit të PD-së së lagjes ku banon. Ky i fundit duhet të tregojë në mënyrë të përmbledhur se personi që kërkon punë është anëtar i partisë dhe se ka dhënë kontribute për partinë gjatë fushatës zgjedhore apo dhe më gjerë. Këtë kriter mësohet se e ka nxjerrë kryetari i ri i Degës së PD-së së Tiranës, Aldo Bumçi. Burimet bëjnë të ditur se që në momentin e parë që e takon kreun e ri të PD-së së Tiranës, ai të kërkon fakte që ke kontribuar për partinë, përndryshe nuk e merr në konsideratë kërkesën për punësim. Sipas burimeve, kjo ndodh sepse kreu i Degës së Tiranës është i ri në këtë detyrë dhe nuk i njeh të gjithë anëtarët e PD-së apo personat që kanë dhënë kontribut ndër vite. Gjithashtu bëhet e ditur se kjo mund të jetë dhe një taktikë e PD-së për të rritur numrin e anëtarëve të partisë.
Çdo ditë, pranë selisë blu presin me orë të tëra me dhjetëra individë që shpresojnë të takojnë një prej zyrtarëve të PD-së për të siguruar kryesisht një vend pune.
Postet politike
Ndërsa individët që do të mbajnë postet politike zgjidhen nga vetë titullarët e institucioneve. Me shkresë nga partia shkojnë vetëm personat që kërkojnë një punë të thjeshtë, si shoferë, sanitare, roje, recepsionistë etj. Ndërsa personat që marrin poste të rëndësishme në nivel politik zgjidhen nga titullarët e institucioneve, ndërsa ata që kanë statusin e nëpunësit civil, në bazë të ligjit, duhet të konkurrojnë, por edhe këtu ka “gisht” partia, pasi askush nuk mund të futet në një konkurs pa pasur njohje me titullarin e institucionit, ose pa u rekomanduar nga partia. Së fundi, janë me dhjetëra individë që janë emëruar në poste të ndryshme në administratën e lartë shtetërore, në ministri të ndryshme, por që ende nuk e kanë marrë detyrën. Megjithëse shumica e këshilltarëve të ish-ministrave janë larguar duke dhënë dorëheqjen nga detyra në kohën e emërimit të ministrit të ri, ende nuk janë zëvendësuar këto poste të mbetura bosh.
Ish-ministrat
Ish-titullarët e institucioneve të rëndësishme të shtetit kanë krijuar në ditët e fundit të largimit nga karrigia një precedent. Burimet nga kabinete të ndryshme ministrore, të cilat i ndryshojnë titullarët, kanë bërë të ditur për gazetën se ministrat, në ditët e fundit të qëndrimit në krye të detyrës, kanë firmosur me dhjetëra a më shumë shkresa emërimesh për punësim të administratë. Me dhjetëra a me qindra persona kanë marrë firmën për t’u emëruar në administratë, por ata nuk rezultojnë në detyrë realisht. Madje, sipas burimeve, këto firma janë hedhur nga titullarët vetëm për të bërë “ndere” për persona të ndryshëm, që ndoshta kanë dhënë ndihmën e tyre gjatë fushatës zgjedhore. Fluksi i emërimeve të këtij lloji është shtuar veçanërisht pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Por duket qartë se këto janë emërime fiktive. Kjo për shkak se puna e parë që bën një ministër i ri që sapo merr detyrën është anulimi i emërimeve të orës së fundit.
Presidenti i PE-së, Buzek, uron Topallin për rizgjedhjen në krye të Kuvendit
Presidenti i Parlamentit Europian, Jerzy Buzek, i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, ku e cilëson si një sfidë të përbashkët punën për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Në letrën e tij, presidenti Buzek uron kryetaren e Kuvendit për rizgjedhjen e saj dhe ndër të tjera shkruan. “Më lejoni të shfrytëzoj rastin për t’Ju përcjellë urimet e mia më të përzemërta për rizgjedhjen Tuaj së fundi si kryetare e Parlamentit të Shqipërisë. Ju uroj suksese në punën angazhuese që ju pret. Duke Ju falënderuar për ftesën tuaj për të vizituar vendin Tuaj të bukur, pres me kënaqësi të punojmë së bashku për të trajtuar sfidat e përbashkëta për ta afruar Shqipërinë me Bashkimin Europian”.
KQZ-ja miraton komisionerët e PBDNJ-së, që zëvendësojnë komisionerët e PS-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje komisionerët e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për zgjedhjet e pjesshme vendore të 15 nëntorit. Ata do të zëvendësojnë përfaqësuesit e Partisë Socialiste, e cila ka vendosur bojkotin e këtij procesi elektoral. Por, në mbledhje janë zhvilluar debate mes anëtarëve të KQZ-së. Nënkryetarja Dëshira Subashi ka qenë kundër miratimit të 6 emrave të sjellë nga PBDNJ-ja, pasi, sipas saj, ata nuk kanë pasur dokumentacion të saktë. Por, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, argumentoi se ky institucion ndodhej në limitet kohore të miratimit të komisionerëve. Pas kësaj, KQZ-ja vendosi kalimin e tyre, me 4 vota pro dhe dy kundër.
Topalli organizon seancë të veçantë për luftën kundër kancerit të gjirit
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka organizuar dje një seancë të veçantë parlamentare me pjesëmarrjen e mjekëve gjinekologë, deputetëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile, me synim sensibilizimin e opinionit publik për të luftuar kancerin e gjirit. “Beteja kundër kancerit është një betejë që mund të fitohet. Është një betejë që ne nuk ia detyrojmë vetëm vetes, ua detyrojmë fëmijëve tanë, ua detyrojmë të gjithë atyre që na duan fort. Ne do ta fitojmë këtë betejë”, - është shprehur kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli në seancën e veçantë parlamentare dedikuar sensibilizimit për luftën ndaj kancerit të gjirit. Duke vlerësuar veçanërisht të gjitha ato gra heroina, që kanë fituar betejën kundër kancerit, disa prej të cilave të pranishme në sallë, kryetarja e Kuvendit tha: “Kur fillimisht u përfshiva në fushatat sensibilizuese kundër kancerit të gjirit ndjeva se ky do të ishte një mision për mua. E teksa shihja që numri i grave që bënin mamografinë rritej, kuptova brenda vetes se ky ishte një mision i mundshëm. Sot ne jemi rrethuar nga gra të forta që kanë fituar betejën me sëmundjen dhe i kanë dhënë një kuptim të ri jetës. Ne frymëzohemi prej jush që jeni përballur me makthin e që sot jeni këtu për të na kujtuar sa e çmuar është jeta. Unë nuk jam mjeke, por u bëj thirrje të gjitha nënave dhe vajzave, 10 minuta nga jeta juaj mund të shpëtojë jo vetëm të ardhmen tuaj, por të familjes dhe fëmijëve tuaj. Kanceri i gjirit tashmë është një sëmundje që mund të parandalohet e që mund të kurohet, dhe më besoni, ndërgjegjësimi mbetet kura më e mirë”, - është shprehur Topalli. Ajo premtoi dyfishimin e numrit të aparateve të mamografisë dhe mamografia dhe pap-testi në spitale do të jenë falas.
29 Tetor 2009