Selia “blu” përshëndet reagimin e Ramës për anëtarësimin e vendit në NATO
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, duke iu referuar përshëndetjes së kryesocialistit Edi Rama në lidhje me aderimin e Shqipërisë në NATO, tha: “Edi Rama gjeti më në fund forcën dhe kurajën për të dalë nga sindromi i mohimit dhe për të përshëndetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, si akti më madhor në historinë e këtij kombi pas pavarësisë së tij’’. Mëhilli në emër të PD-së përshëndeti qëndrimin e kreut të Partisë Socialiste. “Partia Demokratike përshëndet këtë qëndrim si një qëndrim konstruktiv në të cilin ekziston edhe vlerësimi i kontributit të qeverive socialiste në këtë proces, të cilin Rama gjer sot me një fanatizëm të papranueshëm është përpjekur ta mohojë”, - është shprehur zëdhënësja e PD-së.
3 Prill 2009