E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selia rozë vijon akuzat ndaj Priftit

Korrupsioni

Rasti i ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, është kthyer në axhendë të Partisë Socialiste. Akuzat e adresuara ndaj tij për korrupsion janë ripërsëritur edhe dje nga deputetja socialiste Ermonela Felaj, e cila në një konferencë për shtyp ka paralajmëruar drejtësi për këtë çështje. “Dritan Prifti nuk mund të fshihet. Ai duhet të japë përgjigje, jo vetëm përpara drejtësisë, por edhe përpara të gjithë shqiptarëve”, tha ajo. Duke ecur më tej, Felaj ka ngritur disa pyetje, përgjigjen e të cilave e ka kërkuar nga ministri i LSI-së në qeveri. “Si i fitoi Dritan Prifti plot 2 miliardë e gjysmë lekë në vitin e krizës ekonomike. Cila është lidhja e vërtetë mes Dritan Priftit, ministër Ekonomie dhe Petrit Vasilit, ministër Shëndetësie”, u shpreh Felaj, duke bërë disa aludime të rënda për përfaqësuesit e LSI-së në kabinetin “Berisha”. Sipas saj, kjo çështje nuk do të mbyllet deri në zbardhjen e plotë të saj.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›