Meta: Vendi ka çështje më emergjente se SHISH-i
Zëvendëskryeministri konfirmon votën kundër
Zëvendëskryeministri, njëkohësisht kryetari i Lëvizjes për Integrim, Ilir Meta, konfirmoi dje votën kundër ndryshimeve në ligjin e SHISH-it. Në një intervistë për “Top Channel”, Meta ka deklaruar se vendi ka nevoja më emergjente sesa çështja e ndryshimeve në ligjin e SHISH-it. “Proceset e përmirësimeve ligjore kërkojnë kohën e tyre dhe absolutisht gjithçka duhet të realizohet në bashkëpunim dhe mirëkuptim të plotë me Aleancën, sepse nuk kemi të bëjmë me një ligj të zakonshëm, por me një proces shume delikat”, theksoi Meta. Sipas tij, qëndrimi i LSI-së për këtë çështje është shumë parimor dhe i qartë.
#