Selim Belortaja emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtme
Këshilli i Ministrave emëroi gjatë mbledhjes së djeshme zëvendësministrin e Punëve të Jashtme. Selim Belortaja do të jetë zëvendësministri i ri i Ministrisë së Punës së Jashtme. Belortaja do të jetë numri dy i Diplomacisë shqiptare, i cili, bashkë me zëvendësministren Edit Harxhi, do të ndihmojnë ministrin e Jashtëm, njëkohësisht zëvendëskryeministër, Ilir Meta, në punën e tij. “Në mbështetje të Nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të Nenit 6, të Ligjit Nr. 9000, datë 30.1.2003, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave’, me propozimin e kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: z. Selim Belortaja emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, - parashikon vendimi i qeverisë.
4 Janar 2000